Iniciativa e Ballkanit të Hapur e treshes Vuçiq, Rama dhe Zaev po varroset përball projektit gjerman të Procesit të Berlinit 

Iniciativa e Ballkanit të Hapur e treshes Vuçiq, Rama dhe Zaev po varroset përball projektit gjerman të Procesit të Berlinit 
Iniciativa e Ballkanit të Hapur e treshes Vuçiq, Rama dhe Zaev po varroset përball projektit gjerman të Procesit të Berlinit 

Dardan Grapci

  • 19 September 2022 - 18:21

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

 

Ballkani i hapur që nga momenti kur është publikuar, dhe ka filluar të  sponsorizohet dhe fuqizohet nga treshja Vuçiq, Rama dhe Zaev menjëherë kanë filluar reagimet kundër të  disa nga vendet anëtare të BE-së, e sidomos nga Gjermania. Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme për cilindo projekt të tregut rajonal që propozohet sepse nuk guxon ta humbë fuqinë dhe potencialin e vetë ekonomik, që të dominohet dhe mbi ngarkohet nga  ndikimi ekonomik dhe politik  i shteteve më të zhvilluara në rajon, e ku dominon Serbia.



Kur bëhet fjalë për treg të përbashkët, duhet të kihen parasysh të gjitha zgjidhjet që hapin perspektivë evropiane të zhvillimit dhe të integrimit, kështu që   tash për tash, edhe Projekti i Berlinit nuk i duhet Kosovës, sepse Kosova nuk ka qenë e ndarë në dysh sikurse Gjermania, prandaj duhet të analizohet mirë dhe pastaj të vendoset. Ndryshe  kur është fjala për projektin e treshes  Vucic, Rama dhe Zaev , ka ardhur koha që Ballkani i Hapur të mbetet histori në letër të pa vlerë  dhe të dështojë. Por mos të harrojmë një gjë,  siç kanë thënë pleqtë, gjyshërit tanë se pa e heq ujkun nga oborri, kot lodhen gjuetarët, dhe në këtë rast po flas për Edi Ramen, se ai në çdo të  dytën fjali e përmend edhe  Kosovën në këtë kontekstin e Ballkanit të Hapur. 
Nuk e di me cfarë të drejte merr guximin ky të flas në emër të Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës kur zyrtarisht nuk është as shtetas i Kosovës e as kryeministër i Kosovës. Ai duhet ta harron Kosovën në këto projekte që janë kundër interesit të sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë e në favor të dominimit të shtetit të Serbisë, prandaj  edhe Qeveria Kurti do të duhej ta shpallte Edi Ramen person non-grata, nëse ai më shpejtë nuk vetëdijesohet, të bindet dhe distancohet nga qëllimet djallëzore të projekteve dhe nismave të ndryshme të Aleksandër Vuçiqit të e neutralizojnë dhe zhvlerësojnë pavarësinë e shtetit të Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".