Një aksion afatgjatë par antidrogën në Kosovë dhe Shqipëri me forca të përbashkëta nga DEA amerikane dhe AKI

Një aksion afatgjatë par antidrogën në Kosovë dhe Shqipëri me forca të përbashkëta nga DEA amerikane dhe AKI
Një aksion afatgjatë par antidrogën në Kosovë dhe Shqipëri me forca të përbashkëta nga DEA amerikane dhe AKI

Dardan Grapci

  • 20 September 2022 - 18:14

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

 

Qeveria e Kosovës e ka tani shansin për ti bërë thirrje DEA-s amerikane që të zbarkojnë  dhe veprojnë edhe në Kosovë, për ti mbështetur institucionet e sigurisë së shtetit tonë për luftimin dhe parandalimin afatgjatë të krimit. Rrezik serioz për të dyja shtetet paraqesin rrjetet e krimit të organizuar të trafikut me qenje njerëzore dhe sidomos ato kanalet e trafikut ndërkombëtar të drogave.



Ndihma nga DEA amerikane për Kosovën do të ishte një mbështetje shumë e madhe,e çmueshme, për forcimin e shtetit ligjor dhe çrrënjosjen e grupeve kriminale sepse sikurse në Shqipëri, ashtu edhe në Kosove kemi probleme shumë  me mafio-grupet që po operojnë ilegalisht, si dhe janë duke bërë kërdi duke i helmuar të rinjtë me droge dhe substanca tjera narkotike. Prandaj e vetmja mënyrë për ta luftuar krimin e organizuar dhe për ta forcuar ligjin, Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që  duhet të lejojnë, por duhet vetë të kërkojnë  që agjentët e DEA-s dhe ekipe të tjera profesionale ti bëjnë hetimet e tyre pa pengesa dhe pa ndërhyrje politike apo policore vendore sepse ka vite që institucionet e të dyja vendeve kanë dështuar në ballafaqim me këtë lloj të nëntokës kriminale, të krimit të organizuar.

N këtë lloj fushate do të ishte mirë që të aktivizohet edhe AKI-ja duke e ditur që këta të fundit kanë më shume informata për kanalet e rrjeteve që i shfrytëzojnë për trafikim dilemat e drogës. Pra unë mendoj që vetë Qeveria e Kosovës, pra MPB-ja, duhet ti bëjë ftesë zyrtare shërbimit të DEA-s që ti dërgoj ekipet e veta edhe në Kosovë dhe jo vetëm në Shqipëri, për ballafaqim me një situatë tepër alarmante që po merr përmasa  nga shtrirja dhe zgjerimi i  trafikut të  drogës dhe shtresimit të krimit të organizuar, formë kjo e krimit në rritje që vërtetohet dhe dokumentohet me rezultatin e aksioneve të njëpasnjëshme anti drogë që po i ndërmerr policia e Kosovës gjithandej nëpër rajone të ndryshme, ku po rezulton me zbulim të sasive të mëdha të drogave të përpunuara, laboratorë special, por edhe parcela të mbjella më bimë narkotike?

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".