Kërkesat absurde dhe ultimative të sindikatës ndaj Qeverisë janë qëllime të sabotazhit për interesa puro-politike

Kërkesat absurde dhe ultimative të sindikatës ndaj Qeverisë janë qëllime të sabotazhit për interesa puro-politike

Hajrullah Tërnava

  • 21 September 2022 - 17:41

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Ternava

 

Kjo sindikatë dihet mirëfilli që është e krijuar nga qeveritë e kaluara, dhe brenda sajë janë njerëzit e emëruar nga ish udhëheqësit që këta tani edhe më tutje ju japin llogari “shefave të tyre” që i kanë emëruar në këto poste, sepse këtë premtim e kishin dhënë edhe kur janë ardhur në pushtet se do të punojnë gjithnjë për interesat e tyre, dhe tani opozitës nuk i ka mbetur mënyrë tjetër që mundë ta rrëzoj këtë qeveri në pushtet përveç përpjekjes me greva e destabilizim në përmasa të gjëra.

 

Mobilizimi i sindikatës kundër Qeverisë, me mbështetej nga opozita, është duke ndodhur për faktin se kjo qeveri po tregohet e rrezikshme për ish pushtetarët që tash janë në opozitë, sepse në pritje janë ligjet e Veittingut dhe ligji mbi konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme, të cilat ligje opozitarëve po ju shkaktojnë çrregullime dhe frike për fatin e pasurisë së  tyre dhe shumë çka tjetër. Prandaj për opozitën e vetmja është kjo Sindikatë që nëse ia arrin qëllimit me e ngrite popullatën në demonstrata të mëdha për t’ia arrit qëllimit për ta rrëzuar pozitën nga pushteti. Mirëpo tash po shihet qartë se popullata në shumicë po e kupton qëllimin e tyre, prandaj edhe kjo Sindikatë duhet të vetëdijesohet dhe të sillet në përputhshmëri me kompetencat ligjore çfarë i takojnë, dhe ta kuptojnë se Sindikata është e tërë e popullit dhe i shërbejnë popullit e jo individëve, prandaj  edhe për këtë arsye po tregohet kaq egoiste dhe arrogante, madje e pa durueshme, në pritje të miratimit të ligjit për pagat i cili parasheh rritje jashtëzakonisht të lartë për punëtorët e arsimit, kategorizim dhe trajtim dinjitoz madje të të gjithë të punësuarve në sektorin publik që financohen nga buxheti i shtetit. Veprimet e tilla janë injorimi i këtij veprimi të Qeverisë një shpërfaqje e hapur që flet për qëllimin politik të grevës në arsim, dhe përpjekjet e nëntokës për zgjerim të saj edhe në sektorët tjerë, për ta bllokuar dhe pamundësuar së funksionuari shtetin, me llogarinë më kriminale nga ana e opozitës që po ju qëndron para organizatave sindikaliste më kërkesat e tyre, më qëllimin më të ulët, që ti shfrytëzon ata për ta rimarr pushtetin. Ligji është proceduar në diskutim publik dhe për të gjitha vërejtjet dhe propozimet shtesë në përmirësimin e tij ka hapësirë të mjaftueshme, për çka mundë të kontribuojnë të gjithë, organizata sindikaliste dhe grupet tjera të interesit, duke përfshirë edhe grupet parlamentare si pjesë e spektrit të gjerë politik. Kjo mënyrë ekstreme e sjelljes se sindikatës po i kontribuon humbjes akoma më të thellë të besimit, për shkak të politizimit të çështjes së ngritur, kërkesa pra puro të natyrës ultimative politike, duke refuzuar të gjitha propozimet që deri në miratim të ligjit të pagave dhe fillimit të zbatimit të tij të gjenden zgjidhje të mbështetjen të përballueshme praktike, por jo më kushtëzime të porositura dhe qëllime të sabotazhit për interesa puro politike. Prandaj edhe në të ardhmen duhet ta kemi parasysh dhe njëherë e përgjithmonë të vetëdijesohemi se nëpër institucione të shtetit duhen të emërohen njerëz me dinjitet dhe të arsimuar, që do ti udhëheqin ato institucione në të mirë të shtetit dhe kurrsesi në interes të individëve, sepse për tërë shoqërinë është shteti mbi të gjitha dhe jo interesi i njërit apo subjektit tjetër politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".