Gjurmët e krimit dhe gjenocidit serb po zbehen, dëshmitaret e që mund të dëshmojnë për krimet po vdesin!

Gjurmët e krimit dhe gjenocidit serb po zbehen, dëshmitaret e që mund të dëshmojnë për krimet po vdesin!
Gjurmët e krimit dhe gjenocidit serb po zbehen, dëshmitaret e që mund të dëshmojnë për krimet po vdesin!

Muhamet Kelmendi

  • 25 September 2022 - 09:02

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 

Dëshmitarët po vdesin, sikundër është dëshmitari që ndërroi jetë para pak ditësh, Mustafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës, i cili dëshmoi kundër kryekriminelit Millosheviç në Hagë. Qeveria e Kosovës duhet të krijoj një organ të specializuar dhe të gjitha rastet e masakrave, të vrasjeve, të maltretimeve, të përdhunimeve,  të shkatërrimeve masive, të djegieve të njerëzve të gjallë dhe çdo dhunë tjetër  ti dokumenton. Dëshmitarët ende janë në jetë prandaj  ata duhet kërkuar dhe mundë të gjinden. Nga të gjithë duhet të merren dëshmi sepse kjo është detyrë imediate.

 

Në Kosovë është bërë një gjenocid i rëndë kundër popullit shqiptar nga shteti serb. Ky gjenocide shihet në disa fusha

1. Masakrimet dhe vrasjet makabre të mbi 13000 vetave nga popullsia civile shqiptare në Kosovë. 2. Mbytjet mizore të 1500 fëmijëve nën moshën 12 vjeçare. 3. Përdhunimet e mbi 20 mijë femrave dhe të meshkujve shqiptare. 3. Dëbimet e mbi 1 milionë shqiptarëve me dhunë e terror, nga tokat, nga shtëpitë dhe nga banesat e veta, në këmbë, pa bukë dhe me terror e plaçkitje gjatë dëbimit. 5. Shkatërrimet e 150 mijë objekteve, si shtëpitë, banesat, ambulancat, shkollat, xhamitë e lokalet e shqiptarëve. Dëmet shkojnë me dhjetëra miliardë euro.

6. Plaçkitjet e mëdha të pasurisë së luajtshme, të mjeteve të sigurimit pensional, të mjeteve financiare nëpër banesa e në banka, kudo, edhe gjatë rrugës dëbuese, kudo ku i gjenin.

Masakrat e tilla janë të rënda. Për këto ka dëshmitar të gjallë. Mirëpo, këta dëshmitar, me kalimin e kohës, po ikin nga kjo botë, përkatësisht po vdesin. Mosha dhe sëmundjet po i marrin një e nga një. Sa janë marrë këto dëshmi nga dëshmitarët nuk dihet. Shteti ynë nuk i ka intervistuar këta dëshmitare. Nuk ka prova.

Është koha e fundit që Qeveria e Kosovës ta autorizon Prokurorinë Speciale që të gjithë  dëshmitarët e gjallë  t'i interviston dhe të mbeten ato prova. Është anomali që të ikin dëshmitë e tilla nga dëshmitarët okular. Dikur do të kërkohen, por nuk do të gjenden, sepse nga mosha dhe sëmundjet vdesin. Këtë nuk duhet lejuar të na ikë. Kosovës i duhen këto prova edhe për dokumentimin e historisë së popullit shqiptar. Nuk është vetëm çështja e përgjegjësisë, penale të shtetit serb dhe të kriminelëve, por edhe të dokumentimit historik të gjenocidit. Dëshmitarët po vdesin, sikundër është dëshmitari që ndërroi jetë para pak ditësh, Mustafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës, i cili dëshmoi kundër kryekriminelit Millosheviç në Hagë. Qeveria e Kosovës duhet të krijoj një organ të specializuar dhe të gjitha rastet e masakrave, të vrasjeve, të maltretimeve, të përdhunimeve, të shkatërrimeve masive, të djegieve të njerëzve të gjallë dhe çdo dhunë tjetër ti dokumenton. Dëshmitarët ende janë në jetë prandaj  ata duhet kërkuar dhe mundë të gjinden. Nga të gjithë duhet të merren dëshmi sepse kjo është detyrë imediate.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".