Opozita kundër reformave në drejtësi, për ta mbrojtur pasurinë e fituar përmes krimit të organizuar

Opozita kundër reformave në drejtësi, për ta mbrojtur pasurinë e fituar përmes krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 25 September 2022 - 09:06

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava  

 

 

Sipas Projektligjit në procedurë, të harmonizuar edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, Byroja pritet të ketë kompetencë dhe përgjegjësi për të zhvilluar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe parashtrimin e propozimit për konfiskim të pasurisë në gjykatë të rregullt. Gjithsesi se ish pushtetarët po i frikëson bërja e këtij ligji pikërisht,  për shkak të paralajmërimit të konfiskimit të pasurisë së krijuar nga krimi, pasi që hetimi dhe verifikimi i saj do të ketë një diapazon më të zgjeruar, një bazë më të gjerë familjare për tu hetuar.

 

 

Ligji mbi Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme që është në krijim e sipër, tani ish pushtetarëve ju ka shti frikën deri në  palcë. Ata janë në panik sepse dihet efekti i këtij ligji në përpunim e sipër, prandaj nga opozita tani po kundërshtohet në çdo mënyrë dhe po shpërfaqet hapur barrikadimi i ish pushtetarëve të korruptuar, për dy dekada të qeverisjes së kaluar, kundër reformës së filluar nga Qeveria Kurti në sistemin e drejtësisë.

Reforma në drejtësi po provohet të bllokohet nga opozita duke mos marr pjesë dhe bojkotuar në tërësi fillimin e diskutimit publik të ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ligji e ka kaluar leximin parë në parim, në sesionin pranveror, në muajin korrik, kurse tani me fillimin e sesionit të ri është filluar pa vonesë me organizimin e seancave dëgjimore, me parti politike dhe grupe të interesit, për diskutim publik dhe propozim të amendamenteve për finalizimin e ligjit deri në miratimin final. Sipas Projektligjit në procedurë, të harmonizuar edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, Byroja pritet të ketë kompetencë dhe përgjegjësi për të zhvilluar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe parashtrimin e propozimit për konfiskim të pasurisë në gjykatë të rregullt. Gjithsesi se ish pushtetarët po i frikëson bërja e këtij ligji pikërisht, për shkak të paralajmërimit të konfiskimit të pasurisë së krijuar nga krimi, pasi që hetimi dhe verifikimi i saj do të ketë një diapazon më të zgjeruar, një bazë më të gjerë familjare për tu hetuar. Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të përfshijë kontrollimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë, përfshirë edhe anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë me qëllim të fshehjes së  pronësisë së vërtetë të saj. Dëgjimi i parë publik për projektligjin për Byronë Shtetërore të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, është mbajtur  të premten në Kuvendin e Kosovës në të cilin dëgjim morri pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por u bojkotua nga deputetët e opozitës. Ministrja Haxhiu ka theksuar  para organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të pranishëm, deputetëve kryesisht nga mazhoranca, se ky ligj është një mekanizmi të ri për luftimin e korrupsionit dhe kthimin e pasurive të përfituara në mënyrë të kundërligjshme nga personat zyrtar ndër vite. Po ashtu ministrja Haxhiu është zotuar për ofrim të mbështetjes së plotë për Kuvendin e Kosovës me ekspert të Ministrisë së Drejtësisë, që të ndihmojë në hartimin e amendamenteve të projektligjit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias, përkatësisht rekomandimeve që dalin nga ky opinion. Ndër të tjera Ministrja tha se “Opinioni i Komisioni të Venecias në çështjen e Byrosë ka dhënë opsione për zgjidhje se si mund të ndryshohet ligji në të mirë të praktikës ndërkombëtare por edhe depolitizimit të Byrosë dhe fuqizimit të saj me kompetenca. Ajo po ashtu ka kërkuar që opozita të ofron amendamentet me propozime konkrete, dhe to delegon përfaqësuesit e vet, deputetët në komisioni, ngase Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë angazhimin e plotë në përfundimin e kësaj iniciative ligjore vetëm në përputhje me standardet ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi, duke e marr seriozisht në konsiderim secilin propozim dhe rekomandim edhe nga Komisioni i Venecias. Bojkotimi i pjesëmarrjes së opozitarëve në këtë komision-Grup punues, është dëshmia më e mirë që flet se te fortit e opozitarëve për dekada janë pasuruar nga krimi dhe nuk janë të gatshëm të bëhen pjesë e shkëputjes prej lidhjeve të krimit, me ligjin i cili ka për objekt  trajtimin e pasurisë së tyre nëpërmes të verifikimit të detajuar të prejardhjes së saj dhe rrugëve si është krijuar. Ata të pasuruarit dihet që do të rezistojnë në çdo mënyrë për mos me u aprovua ky ligje në pritje, sepse është e qartë se çfarë i pret ata, e kur tani janë bërë multi milionerë, dhe nipave të tyre të pa lindur si pasardhës jua kanë sigurua jetën, prandaj sot po  luajnë lojën më perfide të pengimit për miratimin e këtij ligji.  Por pozita duhet të bëjë çmos për ta spastrua këtë shoqëri nga krimi i organizuar që e ka izoluar nga bota përparimtare, dhe jo rastësisht tani e tërë rinia me të madhe po kërkon të ikë në shtetet e BE dhe në SHBA, dhe nëse jetësohet ky ligje në shoqërinë kosovare, kjo qeveri do të mbetet në histori si e tillë që kontribuoj më së shumti dhe e spastroj Kosovën nga të gjitha llojet e krimeve, dhe së shpejti tani Kosovës do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare si OKB, NATO, INTERPOL etj, dhe kjo qeveri do e qeveris këtë vend akoma edhe  shumë  cite të tjera, sepse me këto veprime  do të vijnë investime të tëra në Kosovë, dhe do të hapen vende të reja të punës për rinin kosovare.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".