‘Rrahman Jasharaj dhe nxitësit e grevës në arsim e kanë tepruar, urgjentisht të nxirren para ligjit për t’u ndëshkuar’

‘Rrahman Jasharaj dhe nxitësit e grevës në arsim e kanë tepruar, urgjentisht të nxirren para ligjit për t’u ndëshkuar’
‘Rrahman Jasharaj dhe nxitësit e grevës në arsim e kanë tepruar, urgjentisht të nxirren para ligjit për t’u ndëshkuar’

Dardan Grapci

  • 25 September 2022 - 15:59

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Fajtori kryesor i këtyre grevave dhe hapjes së problemeve mes opozitës dhe pozitës është  vetë kryetari i sindikatës SBASHK-u Rrahman Jashari.  Ai jo vetëm që duhet të ndëshkohet por edhe duhet të largohet detyrimisht dhe pa vonesë  nga pozita e drejtuesit të  SBASHK-ut. 

 

Përgjegjësia e tij si kryetar sindikate është shumë serioze. Një muaj i plotë i bojkotimit të mësimit është një atak i rëndë kundër arsimit në Kosovë, niveli i të cilit edhe ashtu lë shumë për të dëshiruar. Assesi nuk do të duhej lejuar aq Rrahman Jashari, kuadro që mbyllet kjo lojë me nxënësit, të mbetet i pa prekur, i pa ndjekur nga ligji, për shkak se i ka marrë në qafë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe ata para universitar dhe universitar. Shkaktarët e tjerë janë edhe opozita të cilët i kanë qitur  vaj në zjarr kësaj situate duke i instrumentalizuar edhe mësimdhënësit, duke ju shpërla trurin edhe mësimdhënësve. Prandaj Sindikalistët dhe opozitarët duhet të ndëshkohen,  të parët me masa ligjore kurse të dytët, nxitësit e opozitës si parti politike, të ndëshkohen nga qytetarët. Po e them këtë pa asnjë drojë se  mundë të gabohem, pasi që realisht sa u përket pagave të mësimdhënësve ata nuk e meritojnë rritjen e pagave, pa u  vlerësuar si duhet dhe risistemuar sipas meritës, sepse shumica prej tyre janë punësuar mbi baza partiake dhe të  tjerët me të njohshëm, me lidhje miqësoret e familjare, ku si pasoj e kësaj,  fëmijët tanë po dalin shumë të dobët në arsim në krahasim me përvojat dhe arsimin e viteve 90-97. Prandaj shtrohet pyetja:  Si ka mundësi që me gjithë këta mësimdhënës, nxënësit që janë në shkolla të mesme dhe universitete po dalin të dobët në testin e pisa-s? Kush janë fajtorët kryesor? Kjo dihet, vetë këta që po luajnë sot me fatin e tyre.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".