Kuvendi është investim i popullit përmes votës që nuk duhet bllokuar

Kuvendi është investim i popullit përmes votës që nuk duhet bllokuar
Kuvendi është investim i popullit përmes votës që nuk duhet bllokuar

Muhamet Kelmendi

  • 26 September 2022 - 17:02

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 

Deputetet nuk janë në Kuvend vetëm për të ardhura personale, ndonëse ato janë të kuptueshme, si  dhe as për të treguar gjoja patriotizmin e vetë. Në Kuvend janë kryesisht për t'i zgjidhur çështjet që i duhen shoqërisë kosovare dhe shtetit. Duket se këtë detyrë e kanë "harruar" deputetët e Kuvendit të Kosovës.

 

Cilat çështje po preokupohen nga deputetët? 1. Interesi partiak, 2. Të ardhurat personale dhe 3. Ideologjia "patriotike". Këto tri çështje duket se e kanë kapluar deputetin në Kuvend! Dhe, natyrisht se deputeti ka frikë që të mos i përkrah vendimet e grupit të vetë parlamentar. Për të treguar lidhjen me parti merr pjesë në seanca të Kuvendit të Kosovës, sepse kryetari i partisë, nëse nuk tregohet i zellshëm, herën tjetër nuk e kandidon për deputet. Ka edhe masa tjera ndëshkuese nga partia. Pra, ka frikë dhe prandaj tregohet luftëtar i denjë i partisë dhe i kryetarit të partisë. Ndërsa, çështja e të ardhurave personale, jo vetëm në seance, por edhe në komisione ka rol vendintar. Seanca ia siguron deputetit të ardhurat personale dhe kuptohet shumën e veçantë për seancë. Kështu është edhe për mbledhjet e komisioneve, nga deputeti paguhet enkas. E patriotizmi për deputetët e votuar është  vend  i mirë Kuvendi për të treguar  "atdhedashurinë" dhe përkushtimin "patriotik". Me këto përcaktime dhe qëllime është shndërruar Kuvendi në një vend ku deputetët rrinë dhe nuk punojnë. Janë disa  prej deputetëve të partive dhe kryetarët që e  bëjnë politikën dhe të tjerët kërcejnë, si në dasmë pas defatores. Kjo po e dëmton Kuvendin. Natyrisht se Kuvendi i ka disa rregulla. Mos zbatimi i tyre po i kushton shtrenjtë shoqërisë dhe shtetit. E këtu përgjegjës është Kryetari i Kuvendit dhe Kryesia pse nuk i zbatojnë normat ligjore.

Mirëpo, Kuvendi nuk ka norma për ta detyruar deputetin të punoj. Këtë nuk mund ta bëjë. Ajo varet nga dija dhe morali i çdo kujë për ta marrë seriozisht detyrën e deputetit. Ndërsa, ikja nga seancat, pa arsyetim adekuate, ka dënime  financiare, sikundër edhe mos pjesëmarrja nëpër seancat e Kuvendit. Mos ardhja në seancë dhe nuk jep arsyetim dënohet dhe atë, deri në përjashtim, nëse nuk merr pjesë  më shumë se 6 muaj në seancat e Kuvendit. Thjeshtë Kuvendi ka masa juridike. Ato duhet zbatuar. Por,për mos punë, nuk ka norma juridike. Ajo është çështje individuale e deputetit.

.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".