Arroganca dhe sjelljet e papërgjegjshme të deputetëve po monitorohen

Arroganca dhe sjelljet e papërgjegjshme të deputetëve po monitorohen
Arroganca dhe sjelljet e papërgjegjshme të deputetëve po monitorohen

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 September 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj

Tashmë po shihet publikisht se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë bërë gaz i botës duke e bërë hallakamë vetëm të shtyrë nga inati i "kaurit" vetëm për interesa të bandave politike dhe nuk e kanë hallin e qytetarit. Mirëpo, një gjë harrojnë se ata ushqehen nga taksat tona dhe e dyta do vij koha që do të ndëshkohen rreptë nga votuesi të cilët u tradhtuan.

- Është për të ardhur keq se përse nuk i´a vënë gishtin kokës se në dëm të kujt po veprojnë. Këta deputet të pandërgjegjshëm më besoni se veprojnë nga jashtë kuvendit, si ju thonë ata bajraktarët se si të veprohet, dhe kjo nuk do koment se çfarë skema të planifikuara bëjnë dhe si dështojnë seancat, ikin,abstenojnë dhe nuk e dinë se nga djersa jonë marrin rroga të majme, mëditjet dhe shumë të tjera.

Vetëm ndaluni dhe shikoni se çfarë budallaqesh bëjnë për grevën, ku tashmë hapur shihet se e kanë për interesa të bandave politike dhe assesi të qytetarëve, duke harruar se po pësojnë nxënësit dhe shtyhen në pazar, në fakt, më besoni se nuk është kusht vetëm pazari, po diçka tjetër, dhe nga kush ndërsehen këta grevistët. Personalisht nuk jam kundër që të rritet rroga, se po shihet kostoja e jetës, por këtu nuk ka të bëjë vetëm ato që i kanë ngulur këmbët si gomari në llaç.

A ka turp më të madh se kur dalin disa ju thënçin deputet, që e kinse po e përkrahin grevën dhe marrin rolin e avokatit kërleshen para kamerave televizive duke u fryrë si bibani në pleh, dhe nuk votojnë ligjet krejt me qëllim që të futet kriza që e ka marr aso përmasash që nuk po i dihet fundi. Por më besoni se shumë shpejt kanë për të dalur të gjitha skenarët e bandave politike, sepse disa kanë lehur shumë herët se do të bie qeveria në shtator, dhe kjo jep të kuptojmë vetvetiu dhe shtrohet pyetja shumë e thjeshtë po shumë logjike:Perse nuk u organizuan grevat në korrik apo në gusht? Me që këto nuk funksionon dënimi disiplinor do vij koha që do të vepron dënimi nga votuesi sepse populli po i sheh përplasjet e tyre të panevojshme, por, për interesa të tyre ,pra të bandave politike që mjerisht këto banda politike dikush po i quan PARTI!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".