Qeveria Kurti e meriton të shpërblehet nga BE me vendimin për liberalizimin e vizave

Qeveria Kurti e meriton të shpërblehet nga BE me vendimin për liberalizimin e vizave

Hajrullah Tërnava

  • 29 September 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Në këtë pikëpamje Qeveria Kurti, i ka kontribuar shumë të dhënies fund të një procesi të tillë, më angazhimin e saj për këto dy vite mandat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, kapjen dhe zbulimin e bandave kriminale të kontrabandës me mallra sidomos në veri të Kosovës, territor ky që ishte shndërruar në tokë të pa shkelur dhe zonë të kontrolluar nga përbërja multi etnike e krimit të organizuar e instaluar nga të gjitha qeverisjet e mandatit të kaluar.

-Pritjet për liberalizimin e vizave tani janë stërzgjatur shume dhe qytetaret nga pritja e liberalizimeve të vizave, tani janë dëshpëruar, sepse jemi i vetmi shtet në botë pa këtë liberalizim të vizave, prandaj populli i ynë është ngopur me pritjet e tyre edhe që tani me 13 tetor priten bisedime dhe nxjerrja në rend ditë në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së të propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, datë vendimtare për fundin e pritjes tepër të gjatë për lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Me këtë i jepet fund të mbetjes se vendit tonë si i vetmi shtet i izoluar pa të drejtë të lëvizjes së lirë në BE. Ky vendim eventual mund të jetë pozitiv edhe një avantazh plus mbështetës për reformat e filluara në sistemin e drejtësisë nga Kurti, por ka gjasa që edhe mos të jetë përfundimtar, i kryerjes definitive të liberalizimit të vizave, sepse mund të ketë edhe disa kushtëzime të shkurta-lehta që munden shpejt me u krye e që mundë të prolongohen për periudhën e parë tremujor të vitit 2023. Në këtë pikëpamje Qeveria Kurti, i ka kontribuar shumë të dhënies fund të një procesi të tillë, më angazhimin e saj për këto dy vite mandat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, kapjen dhe zbulimin e bandave kriminale të kontrabandës me mallra sidomos në veri të Kosovës, territor ky që ishte shndërruar në tokë të pa shkelur dhe zonë të kontrolluar nga përbërja multi etnike e krimit të organizuar e instaluar nga të gjitha qeverisjet e mandatit të kaluar.

Po ashtu Qeveria Kurti është treguar e pamëshirshme dhe mirë organizuar dhe e angazhuar, në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit me droga e me qenie njerëzore në gjithë hapësirën e vendit, duke kontribuar në zbulimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar, si dhe krimit në përgjithësi. Dhe tani jo rastësisht janë në zhvillim e sipër hetimet për krimin e organizuar „Brezovica“, si dhe krime tjera të zbuluara, si ai në Ministrin e Bujqësisë, dhe tjera luftime të krimeve dhe zbardhjeve të tyre në veri të Mitrovicës, dhe procese tjera që janë në hetime e sipër dhe pritet zbardhja e tyre. Kemi pasur edhe veprime tjera brenda vetë organeve të sigurisë, spastrimi dhe burgosja e policëve kufitar në vitet e fundit që ishin në kundërshtim me ligjin dhe kompetencat që ua siguron ai ligj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".