Fundi i mashtrimeve politike të Aleksandër Vuçiqit, BE-ja tregon Serbisë kohën për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

Fundi i mashtrimeve politike të Aleksandër Vuçiqit, BE-ja tregon Serbisë kohën për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën  dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

Gani Qarri

  • 01 October 2022 - 09:04

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Sanksione dhe masa të tjera kufizuese, Serbia përveç Rusisë, kërkohet ti vendos edhe Bjellorusisë, si veprim i parë për ta dëshmuar përcaktimin pro evropian dhe vazhdimin e rrugës së integrimit në BE, kurse procesi negociator me Kosovën mundë të zgjas edhe për një vit dhe të finalizohet duke nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke ndërmjet të dy vendeve.

-Në fakt Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, qysh me 14 qershor të këtij viti, ka futur në raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor qëndrimin zyrtar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohjen reciproke, ndërmjet të dy vendeve, akt që është kundërshtuar vetëm nga raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, i cili njëjtë si Lajçaku, edhe ai vjen nga Sllovakia, një nga 5 shtetet e BE-së, mos njohës i pavarësisë së Kosovës.

Kurse sipas burimeve më të reja diplomatike nga Brukseli, viti 2023, është afati i fundit i përcaktuar nga BE-ja, kur përfundimisht duhet të përmbyllet dialogu dhe të nënshkruhet marrëveshja finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndaj presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka një vit afat të nënshkruajë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën dhe vetëm një ditë pas formimit të qeverisë së re, obligohet nga BE, që t’i vendosë sanksione Rusisë!

BE, përfundimisht i ka vendosur afat të prerë Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën, si dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, fakt ky që flet hapur, se më në fund Bashkimi Evropian ka filluar pa maska dhe ekuivoke t`ia bëjë me dije, më qartë se kurdoherë më parë, Serbisë, Vuçiqit dhe qeverisë në ardhje, se ka ardhur momenti vendimtar, kur përfundimisht do të detyrohen, ta nënshkruajnë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, me njohjen reciproke, në mes të dy vendeve.

Madje edhe sipas raportimeve nga mediet serbe, viti që vjen është viti i fundit i përcaktuar nga BE-ja kur duhet të përfundojë dialogu maratonik me Kosovën dhe të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me njohje të ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe njëkohësisht të shkëputët nga mbështetja që Serbia vazhdon ti jap luftës së pa drejtë të Rusisë kundër Ukrainës, dhe ti bashkohet komunitetit ndërkombëtar për ti vendosur edhe sanksione Rusisë!

Sanksione dhe masa të tjera kufizuese, Serbia përveç Rusisë, kërkohet ti vendos edhe Bjellorusisë, si veprim i parë për ta dëshmuar përcaktimin pro evropian dhe vazhdimin e rrugës së integrimit në BE, kurse procesi negociator me Kosovën mundë të zgjas edhe për një vit dhe të finalizohet duke nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke ndërmjet të dy vendeve.

Përndryshe, sipas medieve serbe, në BE thuhet se janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Serbisë, nëse presidenti i Serbisë nuk merr vendim për vendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse, ndërsa nëse ndodhë ndonjë lojë për të mos pranuar nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën, do të bllokohen negociatat për anëtarësim në BE.

Por megjithëse po afrohet nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, gjasat që BE, vërtetë të ndërmarrin sanksione janë shumë të vogla, përderisa Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së që të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”.

Tutje po ky medium sipas burimeve që ju referohet në Bruksel, thekson se sanksionet ndaj Serbisë do të jenë shumë të ashpra, nëse kjo akoma vazhdon që ta përkrah Rusinë dhe ti ruaj raportet e hapura më këtë shtet, duke injoruar thirrjet për të ju bashkuar BE-së në sanksione ekonomike.

E nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i qarkullimit të parave në Serbi, pastaj heqja e Shengenit të bardhë, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet.

Por megjithëse kjo mund të marrë kohë, raportimet në fjalë, janë edhe një mesazh indirekt për qeverinë dhe politikbërësit e Kosovës, pozitë dhe opozitë, që të jenë shumë më të mobilizuar dhe unik për të mos humbur kohë, në mënyrë që në fazën finale të dialogut të shkohet me një kornizë të qartë shtetërore dhe me vija të kuqë, për çka mundë të diskutohet dhe për çka nuk mundë të bëhet kompromis me shtetin serb,veçanërisht kur janë në pyetje çështjet që lidhen me tërësinë territoriale, sovranitetin dhe integritetin e shtetit, duke mos harruar gjenocidin e krimet e luftës duke vendosur ato në rend të parë, si kushtëzim për pranim me garanci ndërkombëtare për kompensim, si pjesë e aneksit të marrëveshjes finale obligative për zbatim, me ndërmjetësim të SHBA-ve dhe BE-së!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".