Bashkimi Evropian po e  shpërblen Qeverinë Kurti

Bashkimi Evropian po e  shpërblen Qeverinë Kurti
Bashkimi Evropian po e  shpërblen Qeverinë Kurti

Dardan Grapci

  • 03 October 2022 - 17:30

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

 

Më në fund Bashkimi Evropian e ka kuptuar se Qeveria Kurti nuk janë duke luajtur sikur ish-Qeveritë e kaluara me njerëz të korruptuar brenda dhe jashtë Qeveris, e kane kuptuar që Kryeministri Albin Kurti kur premton diçka, atë e realizon, dhe prandaj ajo edhe ndodhë. Kështu është zotuar për sundim të ligjit, për zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit, dhe në këtë drejtim seriozisht është duke punuar.



Faktori ndërkombëtar që nga fillimi i ka dhënë mbështetje Qeverisë Kurti në zotimet për reformim e pastrim të sistemit të drejtësisë, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe shpallje të luftës së hapur krimit e korrupsionit. Prandaj për dy vite Qeverisje nga Qeveria Kurti, nuk është vetëm një goditje për opozitën, por edhe krimin e organizuar dhe grupet mafioze në Kosovë, që dita-ditës po shuhen duke u arrestuar. Uroj që Qeveria Kurti me këto financa prej 5 milion euro ti ndihmoje ata që kanë nevojë, në veçanti bizneset e vogla,  rastet me skema sociale dhe bujqësinë, në mënyrë shumë transparente. Besoj që ky veprim i BE-s do e stimuloje edhe më shumë Kosovën, Qeverinë por edhe institucionet e drejtësisë në luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".