Llogaria e gabuar për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë i ka prishur planet dhe projektin kriminal të ndezjes së flakëve në Ballkan me ndezjen e tyre nëpërmes Serbisë

Llogaria e gabuar për  pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë i ka prishur planet dhe projektin kriminal  të ndezjes së flakëve në Ballkan me ndezjen e tyre  nëpërmes Serbisë

Hajrullah Tërnava

  • 07 October 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Tani politikat ruse gjithsesi se po i shfrytëzon së fundi edhe mediet e atjeshme që i ka nën kontroll, për ti dërguar mesazh Serbisë se problemi i Kosovës është një temë e përfunduar me të cilën duhet të pajtohet edhe Serbia dhe nuk mundë ta ketë përkrahjen ruse për të nxitur një konflikt të ri. Kështu shkruan media ruse Vzglyad duke shtuar një temë tjetër e nxehtë me të cilën po luan rrezikshëm politika serbe është Bosnja dhe Hercegovina, ku lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës po e kërkon një precedent për ta ndarë Republika Srpskan.

-Rusia në këtë situatë luftarake në të cilën tani gjendet, me probleme që nuk i ka parapa dhe nuk ka llogaritë drejt që mundë ti shkaktohen, duke mos llogaritur forcën e Ukrainës që po i kthehet me bumerang, Putini po tenton tani edhe me diktaturë të paparë ta disiplinon popullin , dhe me ato ligje të luftës që po përdoren, tani popullatës në Rusi i ka humbur shpresa demokratike, prandaj jo rastësisht shumica po tenton të ikin nga Rusia duke u larguar në shumë shtete të Evropës dhe shtete tjera të botës.

Duke i pasur parasysh këto rrethana me të cilat po ballafaqohet Putini, dhe hallet të cilat po e preokupojnë atë e që mundë ti ndodhë që në bazë të këtyre rrethanave të vlerësimeve të gabueshme për një luftë që e ka shkaktuar me Ukrainën, mundë të përjeton edhe disfata tjera si produkt të kësaj lufte. Ukraina me luftën që po e zhvillon ditë e për ditë po i çliron vende të okupuara nga Rusia, prandaj nga disfata që pritet ta përjetoj, edhe perspektiva e tij në të ardhmen do ta sjellin në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit rus. Nga hallet dhe dertet që e kanë preokupuar Putinin tani ati as që është kah i bije në mendje për Serbinë, dhe vetë këto situata tani të krijuara po fillojnë të ja kthejnë shpinën ngadalë por sigurt politikës serbe edhe aleati kryesor të deritashëm Rusia, që i kanë dalë telashe serioze me luftën pushtuese në Ukrainë.

Raportimet më të reja nga media ruse theksojnë se përpjekja e Serbisë për ta ruajtur ndikimin dhe rikthyer Kosovën është një përpjekje e humbjes së kohës, sepse Serbia më nuk do të mundë ta rimarrë kurrë kontrollin mbi Kosovën. Tani politikat ruse gjithsesi se po i shfrytëzon së fundi edhe mediet e atjeshme që i ka nën kontroll, për ti dërguar mesazh Serbisë se problemi i Kosovës është një temë e përfunduar me të cilën duhet të pajtohet edhe Serbia dhe nuk mundë ta ketë përkrahjen ruse për të nxitur një konflikt të ri. Kështu shkruan media ruse Vzglyad duke shtuar një temë tjetër e nxehtë me të cilën po luan rrezikshëm politika serbe është Bosnja dhe Hercegovina, ku lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës po e kërkon një precedent për ta ndarë Republika Srpskan.

“‘Kosova është Serbi’ në miqësinë ruso-serbe është si një fjalëkalim dhe i tillë do të mbetet. Por si ne ashtu edhe shumica e serbëve e kuptojmë mirë se Beogradi nuk do ta kthejë kontrollin e Kosovës. Gjashtë milionë serbë nuk do të mund të kontrollojnë dy milionë shqiptarë nëse janë të gatshëm të rezistojnë, pavarësisht pozicionit të Shteteve të Bashkuara. Kjo luftë tashmë është e humbur”, shkruan kjo media ruse Vzglyad. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e rajoneve Doneskut, Luhanskut, Zaporozhye dhe Kherson në lindje të Ukrainës.

Madje ky medium rus thekson se përpjekja e Dodikut për ta shkëputur Republika Srspken nga Bosnja dhe Hercegovina, është projekt i arritjes së balancimit mes këtij etniteti dhe njohjes indirekte të pavarësisë së Kosovës. “Vuçiq paralajmëroi paraprakisht mosnjohjen e rajoneve DPR, LPR, Zaporozhye dhe Kherson, duke iu referuar mosgatishmërisë për të konfirmuar një precedent të ngjashëm me atë në Kosovë. Dodik veproi në mënyrë të kundërt, për faktin se i duhet precedenti i kundërt dhe ndarjen e Republika Srpska nga Bosnja e Hercegovinës”, thekson media ruse. Gjithsesi se do të ndikojnë qëndrimet e luhatshme të politikës ruse në raportet Kosovë serbi, në procesin e dialogut, dhe detyrimin e shtetit serb për ta pranuar realitetin e krijuar, tash e 22 dy vite pas përfundimit të luftës, duke pasur për bazë edhe presionin në rritje që është duke u ushtruar nga BE dhe SHBA.

Tani është momenti që miqtë ndërkombëtar në këto procese të tanishme kur u pa qartë se Serbia si i vetmi shtet u angazhua në përkrahjen e Rusisë, edhe që e tërë bota demokratike ishte unike në përkrahjen e Ukrainës e cila i mbronte kufijtë e saj ekzistues, të cilës bote iu bashkëngjit edhe Kosova, sepse Kosova e ka përjetuar sulmet dhe luftën që Serbia i ka ndërmarr ndaj shtetit tonë, dhe me ndihmën e shteteve mike në krye me NATO-n, që na ndihmuan me u çlirua, tani e kemi shtetin e pavarur të Kosovës me të gjitha institucionet e saja, prandaj Kosova gjithnjë do te zhvilloj politika demokratike miqësore me të gjitha shtetet që e kanë njohur pavarësinë e saj, edhe në të ardhmen do të jetë përkrahëse e shteteve demokratike dhe politikave të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".