Kosova për dy dekada e drejtuar nga politikanët e shantazhuar, e filluan dialogun me Serbinë duke harruar krimin 

Kosova për dy dekada e drejtuar nga politikanët e shantazhuar, e filluan dialogun me Serbinë duke harruar krimin 

Gani Qarri

  • 11 October 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Injorimi total prej dy dekadash i kësaj teme të dhimbshme, dëshmon katërçipërisht, se heshtja e pushtetarëve të inkriminuar, e të shantazhuar nga Serbia, ishte më e rëndë se vet vdekja e të vrarëve e të kidnapuarve shqiptarë, që erdhi si pasojë e qëndrimit në pushtet të krerëve të inkriminuar dhe të shantazhuar politik, lider të pa përgjegjshëm dhe të zhytur deri në fyt, në korrupsion e krim të organizuar, si Thaçi & Co, të cilët e kishin gojën plot patriotizëm në fushata zgjedhore, por kur ngjiteshin në pushtet, nuk bënin asnjë hap në këtë drejtim.

-Mjerisht është aq e turpshme dhe e pa pranueshme sjellja tmerrësisht injoruese e ish pushtetarëve të inkriminuar si Thaçi & Co, ndaj krimeve të luftës, të cilët për plotë dy dekada me radhë, jo vetëm që dështuan ta trajtojnë ligjërisht dhe juridikisht këtë çështje nga më të rëndat në Kosovën e viteve të okupimit serb, por Hashim Thaçi & Co, nuk lejuan as gjykimin e rasteve më të rënda të gjenocidit dhe krimeve makabre serbe të luftës nga gjykatat vendore, duke shuar edhe Institutin shtetëror për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve dhe Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Madje Thaçi, Haradinaj & Co, përveçse shuan Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e dëshmive mbi gjenocidin dhe krimet e soldateskës okupuese serbe në Kosovë, nuk lejuan as adresimin në binarët e duhur të gjenocidit dhe krimeve të shkaktuara nga Serbia në Kosovë duke bllokuar trajtimin e tyre fillimisht përmes drejtësisë vendore e pastaj edhe përmes asaj ndërkombëtare! Prandaj, përderisa në Qershorin e këtij viti, përfundimi i luftës ka shënuar plot 23 vjet, Kosovës iu dashtë të priste, për më shumë se dy dekada me radhë, që fillimisht të ndodhnin ndryshimet politike dhe vetëm 23 vite pas luftës, përfundimisht legjislatura e dalë nga ndryshimet politike të 14 prillit të vitit 2021, ta miratojë përfundimisht projektligjin për themelimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës!

Për aq më tepër, megjithëse lufta fizikisht ka përfunduar në fillim qershorin e vitit 1999, pasojat e sajë, ende nuk janë tejkaluar dhe memoria kolektive e brezave që e përjetuan atë, për së afërmi, apo edhe e atyre brezave që lindën gjatë asaj periudhe edhe sot ballafaqohet me peripecitë e boshllëqeve të trishta, sidomos kur edhe më tepër se 1643 shqiptar të vrarë e të kidnapuar, Serbia fashiste as pas 23 vitesh nuk bënë kthimin e trupave të tyre, duke lënë familjarët dhe gjithë Kosovën në ankthin e pritjes së pashpresë.

Prandaj sot e atëherë, me mijëra njerëz të prekur direkt apo indirekt nga lufta dhe pasojat e saj, vuajnë pafundësisht, të stërngarkuar nga mijëra pikëpyetje, pa marrë asnjë shpjegim a përgjigje rreth këtyre problemeve madhore, për shkakun se Thaçi, Haradinaj & CO, me mend në kokë, shuan edhe Institutin shtetëror për hulumtimin dhe mbledhjen e dëshmive mbi gjenocidin dhe krimet e shkaktuara nga Serbia fashiste në Kosovë.

Njerëz që për çdo ditë, tash e mbi dy dekada më parë, jetojnë me mundimet e të mbajturit të freskëta në kujtesë momentet e rënda të vrasjeve e kidnapimeve nga makineria vrastare serbe dhe fytyrat e më të dashurve të tyre, mijëra prej të cilëve, as sot nuk u dihet fati dhe vendqëndrimi i trupave të vrarë e të kidnapuar, por që përkundër të gjithave, tash e më shumë se dy dekada, fatkeqësisht Kosova e udhëhequr nga harambashat e krimit të organizuar, nuk bëri pothuajse asgjë për t’i dokumentuar krimet e forcave okupuese policore e ushtarake serbe gjatë viteve 1998-1999, në Kosovën e pushtuar nga Serbia.

Okupatorët serb ishin autorët e vrasjes së mijëra civilëve, gra e burra, fëmijë e pleq, mbi 20 mijë përdhunimeve të grave e të burrave, burgosjet, kidnapimet, pengmarrjet, deportimet masive, fshatra të rrënuara, shtëpi të djegura, plaçkitje e shkatërrim të pasurive publike e private, konfiskime të dokumenteve personale, kadastrale etj.

Rrënime të objekteve infrastrukturore e biznesore, shtëpi, shkolla, biblioteka, objekte fetare e shumë e shumë të tjera, për të cilat ish qeveritarët, me Hashim Thaçin & Co, në krye të shtetit të Kosovës, shuan edhe Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e saktë e të plotë të krimeve të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, të cilët jo vetëm që nuk u interesuan asnjëherë për ngritjen qoftë edhe të një padie të vetme ligjore e penale, por kërkuan publikisht edhe faljen e gjenocidit dhe krimeve të Serbisë të shkaktuara nga forcat e saj okupuese në Kosovë.

Injorimi total prej dy dekadash i kësaj teme të dhimbshme, dëshmon katërçipërisht, se heshtja e pushtetarëve të inkriminuar, e të shantazhuar nga Serbia, ishte më e rëndë se vet vdekja e të vrarëve e të kidnapuarve shqiptarë, që erdhi si pasojë e qëndrimit në pushtet të krerëve të inkriminuar dhe të shantazhuar politik, lider të pa përgjegjshëm dhe të zhytur deri në fyt, në korrupsion e krim të organizuar, si Thaçi & Co, të cilët e kishin gojën plot patriotizëm në fushata zgjedhore, por kur ngjiteshin në pushtet, nuk bënin asnjë hap në këtë drejtim.

E gjithë kjo obligon organet përkatëse dhe vet shtetin e Kosovës, që matrapazët e tillë, të ndëshkohen e distancohen nga populli publikisht dhe marrin dënimin e merituar, të cilët me bllokimin e hetimi, mos lejimin e mbledhjes së dëshmive, si dhe mos adresimin e përgjegjësisë penale, për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia okupatore në Kosovë, kishin për qëllim zbehjen e fakteve, humbjen e mijëra dëshmive dhe të shumë dëshmitarëve të kohës, të cilët vit pas viti kanë ndërruar jetë, boshllëk ky që po shfrytëzohet me mjeshtëri nga Serbia, e cila ka filluar të servojë edhe versione të shpifura, se gjoja krimet e luftës dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve dhe gjenocidit në Kosovë, "nuk kanë ekzistuar?!".

Thaçi & CO të vetëdijshëm se adresimi i gjenocidit dhe krimeve makabre të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, nuk mund të bëhet pa hulumtimin, evidentimin dhe dokumentimin e tyre në mënyrë të organizuar nga Institucionet shtetërore, vetëm për t`ia plotësuar qejfet kriminelit Vuçiq dhe Serbisë gjenocidiale, shuan Institutin për Hetimin dhe dokumentimin e dëshmive mbi krimet dhe gjenocidin serb, në Kosovë, për çka ish politikanët e inkriminuar, duhet të vendosen në bankën e të akuzuarve dhe dënohen maksimalisht për tradhti të lartë ndaj idealeve të luftës, heronjve e dëshmorëve të vendit, si dhe ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".