Hapësira shqiptare është goditur ashpër dhe po rrezikohet me tkurrje nga emigrimet e mëdha

Hapësira shqiptare është goditur ashpër dhe po rrezikohet me tkurrje nga emigrimet e mëdha
Hapësira shqiptare është goditur ashpër dhe po rrezikohet me tkurrje nga emigrimet e mëdha

Muhamet Kelmendi

  • 11 October 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Ata po ikin nga një vend në tjetrin dhe kështu numri banorëve në ato vende është zvogëluar në masë të madhe. Shqipëria që kishte në vitin 1989/90 mbi 3 milionë banor, i ka tash rreth 2.9 milionë banorë. Kosova që kishte 1.8 milion i ka tash jo më shume se 1.5 milionë, ndërsa thuhet se janë 1.9 milionë. Shqiptarët në Maqedoni kanë mbetur në 350 mijë, sa ishin tash e 40 vjet, përkatësisht në vitin 1989. Kurse viset shqiptare në Kosovën Lindore, përveç Preshevës, janë serbizuar sikundër,edhe viset shqiptare në Mal të Zi, që janë shpopullzuar tërësisht. Kjo forme e ikjes vazhdon.

Fundi i shekullit të kaluar dhe periudha e këtij shekulli kanë qenë të rënda në fushën politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore. Nën ndikimin e presionin ekomomik dhe politiko-shoqëror, që nga viti 1989 e deri më sot, emigruan jashtë vendit me miliona shqiptarë. -Mbështetur në natalitet, mbi bazën e popullsisë që ishte në vitin 1989/90, dalin shifrat alarmantë të emigrimit. Në Shqipëri arrin shifra deri në 2.6 milionë veta të emigruar.

Nga Kosova arrin shifra prej 1.3 milionë veta. Nga viset shqiptare nën Maqedoni shkon numri në 700 mijë shqiptar. Viset shqiptare në Kosovën Lindore dhe në Malin e Zi, përveç Preshevës, Bujanovcit dhe Ulqinit, viset tjera de fakto janë shpopullzuar nga shqiptarët. Shifrat e theksuara dalin nga numri i banorëve në vitin 1990. Mbi atë numër merret nataliteti dhe vdekshmëria, duke u mbështetur në të dhënat aktuale të numrit të banorëve shqiptarë, dhe kështu arritëm te shifrat e të emigruarve. Deri në vitin 2000 emigrimi, përveç në Shqipëri, është bërë mbi presionin politik, duke zbatuar masa represive.

Pas vitit 2000/20003, duke përjashtuar Kosovën Lindore, viset shqiptare në Maqedoni, emigrimet në Shqipëri dhe në Kosovë bëhet mbi bazën ekonomiko-sociale. Natyrisht ka edhe masa tjera. Të ikurit kanë shkuar në Republikën Federale të Gjermanisë, në Itali, në Greqi, dhe në Austri, në Francë, e në vendet skandinave, në Angli, në SHBA, në Australi e deri në Kanada etj. Emigrimet bëhen mbi bazën ekonomiko-sociale dhe ka edhe ndjekje politike, ndërsa qëndrimi fillimisht ka qenë me kërkesën për azil. Tash kemi ikje me kontrata të punës, me "Grinkard",me martesa dhe në bazë të bazës morale dhe shëndetësore. Kryesisht të emigruarit janë të papunët ose me të ardhura personale minimale, e që nuk e kalojnë mesataren e 250 eurove. Kjo masë është e madhe dhe këta gjinden në ose janë në ikje në drejtim të shteteve të përmendura.

Qëndrimi në shtetet e tilla me kërkesën për azil është i pamundur. Zakonisht procedura zgjatë 3-6 muaj. Me përfundim të procedurës urdhërohen të lëshojnë vendin ose kapen dhe barten nga organet në vendet e origjinës. Shifrat për shqiptarët janë të mëdha. Qëndrimet sigurohet kryesisht me kontratë të punës, me "Grinkard", me martesë dhe shumë pak mbi bazën shëndetësore a morale. Ajo që del është se shqiptarët e dëbuar me masa ekonomiko-sociale nuk po bëhen banor të Shqipërisë, Kosovës, të shtetit maqedon a serb, në Mal të Zi. Ata po ikin nga një vend në tjetrin dhe kështu numri banorëve në ato vende është zvogëluar në masë të madhe. Shqipëria që kishte në vitin 1989/90 mbi 3 milionë banor, i ka tash rreth 2.9 milionë banorë.

Kosova që kishte 1.8 milion i ka tash jo më shume se 1.5 milionë, ndërsa thuhet se janë 1.9 milionë. Shqiptarët në Maqedoni kanë mbetur në 350 mijë, sa ishin tash e 40 vjet, përkatësisht në vitin 1989. Kurse viset shqiptare në Kosovën Lindore, përveç Preshevës, janë serbizuar sikundër, edhe viset shqiptare në Mal të Zi, që janë shpopullzuar tërësisht. Kjo forme e ikjes vazhdon. Shkaku kryesisht është ekonomiko-social. Ndërsa, fajtor janë kryesisht qeveritë në pushtet. Emigrimi ndalet me masa ekonomike dhe sociale.

Pa i bërë të ardhurat minimale 550-600 euro neto, me sigurim shëndetësor dhe atë pensionalo-invalidor nuk ndalet emigrimi. Tirana dhe Prishtina po lejojnë plaçkitjen e masave punëtore, në llogari të klikave të krijuara. Në asnjërin vend nuk kemi ligj mbi të ardhurat minimale 550 a 600 euro. Ndërsa në Maqedoni, në viset shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore vazhdon shtypja ekonomike, politike dhe shoqërore. Nuk priten përmirësime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".