Evropa dhe Amerika të vendosura për ti dhënë fund dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohje pa kushte të pavarësisë

Evropa dhe Amerika të vendosura për ti dhënë fund dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohje pa kushte të pavarësisë
Evropa dhe Amerika të vendosura për ti dhënë fund dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohje pa kushte të pavarësisë

Skender Mulliqi

  • 11 October 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi

Duket së Bota Perëndimore është më e vendosur që të përfundon dialogu shumëvjeçar i Kosovës më Serbinë. E kemi së fundi propozimin e Francës dhe të Gjermanisë, të cilat shtete i kanë bërë presion Serbisë të Vuçiqit, që mos të lobon kundër inkuadrimit të Kosovës në organizmat e ndryshëm të Evropës, dhe së Kosova duhet të jetë edhe pjesë e OKB-së. Këtë e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë Vuçiq në një deklarim.

- Amerika po e shton praninë e vet në Kosovë. Po vijnë edhe 300 ushtarë nga Ilionisi. Prandaj, porosia për Serbinë është e qartë.

Evropa dhe Amerika pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, janë shumë më të vendosura që ti finalizojnë bisedimet Kosovë- Serbi, më një qasje shumë më ndryshe, në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Kjo qasje e re duket së shumë e ka shqetësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e pranojë së shumë të vogla janë gjasat që Serbia mund të vepron ndryshe.

Ulja në dy karrige të Serbisë , po i bëhet asaj barrë gjithnjë e më e rëndë, e cili shtet u rendit në anën e agresionit rus në Ukrainë. Ngjashmëritë e Rusisë dhe Serbisë janë në angazhimet e tyre për të krijuar, e para ish Bashkimin Sovjetik, kurse e dyta Serbinë e Madhe, përmes ideve të botës ruse dhe botës serbe. Këto projekte të gjithë ruset në një shtet dhe të gjithë serbët në një shtet kanë treguan në të kaluarën si humbëse për rusët dhe serbët, dhe do të tregon edhe tash së këto projekte fashiste nuk do të lejohen të realizohen nga bota demokratike .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".