Është koha për tu çliruar lëvizja e lirë e Kosovës nga ata që pa drejtësisht e mbajtën të izoluar

Është koha për tu çliruar lëvizja e lirë e Kosovës nga ata që pa drejtësisht e mbajtën të izoluar
Është koha për tu çliruar lëvizja e lirë e Kosovës nga ata që pa drejtësisht e mbajtën të izoluar

Rexhep Shahu

  • 12 October 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI: Rexhep Shahu

Në takimin e 13 tetorit shpresat janë të mëdha se do fitoje lirinë e lëvizjes qytetari i thjeshtë. Kosova për paradoks, është vendi që vizitohet nga shumë të huaj, ka shumë prani të huaj politike, por është vend pa liri lëvizje të qytetarëve të saj.

-Shpresohet se do të jetë reale vëmendja ndaj qytetarit të thjeshtë te Kosovës, do të jepet liberalizimi i vizave. Ata që mbajnë Kosovën të izoluar, mbajnë te izoluar qytetarin korrekt, të thjeshtë, nuk mbajnë dot të izoluar as politikanët as mafiozët, këta kanë liri pa kufi lëvizje. Evropa ka hezituar me idenë të plotësohen kushtet, por politikanët duan që Kosova të qeveriset prej tyre jo me rregulla e ligje evropiane, ndaj nuk shqetësohen për standarde. Në të gjitha aspektet pasojat bien mbi qytetarin e thjeshtë ai mbetet pa vizë, ai mbetet i izoluar. Evropa nuk e ka kuptuar asnjëherë se shqiptaret kanë jetuar të izoluar por në një kulturë varfërie që duan të na e bëjnë mënyrë jetese politikanët tanë.

Në takimin e 13 tetorit shpresat janë të mëdha se do e fitoj lirinë e lëvizjes qytetari i thjeshtë. Kosova për paradoks, është vendi që vizitohet nga shumë të huaj, ka shumë prani të huaj politike, por është vend pa liri lëvizje të qytetarëve të saj. Të shpresojmë se do të vijë liberalizmi jo si meritë e politikës, por si e drejtë e mohuar për shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".