Vettingu në sistemin e drejtësisë, vjen lajm inkurajues për mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian

Vettingu në sistemin e drejtësisë, vjen lajm inkurajues për mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian
Vettingu në sistemin e drejtësisë, vjen lajm inkurajues për mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian

Arsim Aziri

  • 14 October 2022 - 07:30

Shkruan:ANALISTI: Arsim Aziri

Sikur që u pa së fundi, edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, para Parlamentit Evropian ka thënë se i përkrahin reformat e Kosovës në drejtësi, nëse ato janë në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke përfshirë këtu edhe Ligjin Vetting. Pra tani më edhe zyrtarisht edhe publikisht BE-ja e dha zotimin për mbështetje të pa kursyeshme ndaj Qeverisë së Kosovës për reformimin dhe fuqizimin e fushës së sundimit të ligjit.

-Reforma e thellë në sistemin e drejtësisë është përcaktuar prioritet i rendit të parë të Qeverisë Kurti, prandaj duke analizuar të gjitha zhvillimet e deritashme, është shumë e pritshme që ku proces të dinamizohet dhe përshpejtohet, për faktin se dita ditës po kemi edhe deklarime të mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare. Në këtë rrafsh duhet të besojmë se do të ketë edhe një proces të përshpejtuar të kalimit në Kuvend të Ligjit të Vettingut, pas konfirmimit të mbështetjes së dhënë edhe nga Komisioni Evropian këtij procesi të filluar nga Qeveria e Kosovës, dhe tani më të finalizuar në projektligjin i cili është proceduar dhe po pret nxjerrjen në shqyrtim e diskutim nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Sikur që u pa së fundi, edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, para Parlamentit Evropian ka thënë se i përkrahin reformat e Kosovës në drejtësi, nëse ato janë në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke përfshirë këtu edhe Ligjin Vetting. Pra tani më edhe zyrtarisht edhe publikisht BE-ja e dha zotimin për mbështetje të pa kursyeshme ndaj Qeverisë së Kosovës për reformimin dhe fuqizimin e fushës së sundimit të ligjit. “Sa i përket procesit të reformave të Kosovës, Vettingut, ne punojmë ngushtë me Qeverinë. Mendojmë se ka mundësi serioze për forcim të integritetit, llogaridhënies e efikasitetit të gjyqësorit. Mendojmë se duhet inkurajuar Qeveria që të zbatojë reforma në këtë rrugë.

Pavarësisht nëse kjo bëhet me Vetting apo çfarëdo forme tjetër, kjo duhet bërë plotësisht sipas opinionit të Venecias. Ne do të përkrahim çdo reformë që është në linjë me rekomandimet e Venecias”, ka thënë Varhelyi. Pra, ky është mesazh i qartë komisionarit për zgjerim, është edhe një porosi serioze për gjithë spektrin politik, që të jenë bashkëpunues serioz për ta quar përpara këtë proces , pasi që në parlament, Ligji Vetting nuk mundë të miratohet nëse nuk arrihet konsensusi politik për sigurimin e 2/3 të votave të deputetëve, që nënkupton edhe një numër nga votat e deputetëve të opozitës.

Dihet mirëfilli se askund nuk mjafton me qenë vetëm formalisht, vetëm si çështje imazhi, apo vetëm si çështje paraqitje e dukje! Të keqes apo regresit fillon me i kontribuu qoftë edhe nëse subjekti ka vetëm prezencë formale jo edhe përmbajtjesore. E keqja nuk konsiston vetëm duke eliminuar të mirën apo duke pamundësuar zhvillimin progresiv, por ajo konsideroj se rezulton madje edhe fuqishëm duke e rritur nivelin formal, pra duke e rritë anën aparenciale.

Prandaj dhe gjithnjë them se ka rëndësi se si qëndron në dicka, si e kapitalizon pozicionin ku bën pjesë, si i kontribuon mirëqenies së detyrës ku je. Kjo duhet të dëshmohet tani në parlament nga I gjithë spektri politik në fuqizimin e shtyllës kryesore të shtetit, atë të ligjit, me reformën e thellë në sistemin e drejtësisë të pavarësuar dhe të profesionalizuar Elementet e sistemit të kaluar nepotik e korruptiv ende janë në funksion, ama në funksion minimal. Tendencat për të kërcënuar pushtetin legjitim e demokratik janë të pa pranueshme dhe aspak dinjitoze dhe nuk përkojnë aspak me primesat e demokracive liberale, madje as të shoqërive me ide përparimtare. Ne duhet të mësohemi njëherë e mirë që si shoqëri të funksionojmë mbi rregulla e norma që vetë i kemi vendosur, jo edhe të sillemi sikur gjërat duhet të shkojnë sipas tekeve e qejfeve të dikujt apo të disave.

Për rend, ligj dhe rregull kemi dhënë mbështetje qytetare, publike e politike, për mungesë rregullash është ndëshkuar e kaluara dhe është shtyrë e ardhmja. Kështu që, gjithsecili në këtë vend duhet të jetë i kujdesshëm në raport me të gjitha zhvillimet e përgjithshme në vend, dhe jo të veprohet mbi baza të fuqishme emocionale të interesave personale e grupore, apo ta shfrytëzoj situatën aktuale për qëllime të pandershme politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".