Kujdes, dialogu me Serbinë po futet në situatën më serioze dhe delikate

Kujdes, dialogu me Serbinë po futet në situatën më serioze dhe delikate
Kujdes, dialogu me Serbinë po futet në situatën më serioze dhe delikate

Shqiprim Pula

  • 16 October 2022 - 09:06

Shkruan:ANALISTI-Shqiprim Pula

Ne duhet të jemi të kujdesshëm në hapat që bëjmë në raport me procesin e dialogut, e se çfarë thotë apo kërkon i ngarkuari i Unionit Evropian palëve në dialog, është në përshkrimin e detyrave të tij. Ne, gjithsesi duhet adresuar e vlerësuar brenda nesh, çdo kërkesë e detaj, në mënyrë që Kosova qytetarëve të saj, të mos i lëndohet e ardhmja vitale shtetërore.

 

Për të qenë korrekt ne me vetveten dhe temat lidhur me procesin, duhet thënë vetëm të vërtetën. Ne po korrim atë çfarë e kemi mbjell (populli) nga 2011-ta kur e kemi filluar si proces dialogun. Ne, si institucione, atëherë dhe përgjatë procesit nuk kemi insistuar të arrijmë dakordancë për një Traktat Paqeje e që pashmangshëm do krijonte atmosferën edhe për njohje statusi anasjelltas, e më pastaj, të gjitha temat me interes dy palësh do të lehtë të arritshme dhe zbatueshme. Pavarësisht dinamizimit të procesit të dialogut nga kushdo qoftë të shtytur e mbështetur, në raport me Serbinë, ne, nuk guxojmë të dalim jashtë vendimit të GJND-së, i cili vendim ka njohur të drejtën tonë për vetëvendosje politike dhe aktin e shpalljes së pavarësisë si legjitime. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në hapat që bëjmë në raport me procesin e dialogut, e se çfarë thotë apo kërkon i ngarkuari i Unionit Evropian palëve në dialog, është në përshkrimin e detyrave të tij. Ne, gjithsesi duhet adresuar e vlerësuar brenda nesh, çdo kërkesë e detaj, në mënyrë që Kosova qytetarëve të saj, të mos i lëndohet e ardhmja vitale shtetërore.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".