Kosova përballë sfidës më të rëndësishme historike

Kosova përballë sfidës më të rëndësishme historike
Kosova përballë sfidës më të rëndësishme historike

Dr. Hysni Aliu

  • 25 October 2022 - 07:35

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Jemi në një fazë kur si rrallë herë më parë na nevojitet uniteti dhe grupi i unitetit, ashtu siç ishte në Rambuje, sepse si rrallë herë më parë edhe SHBA-të edhe Gjermania, Franca , Britania e Madhe dhe Italia janë unik dhe të mendimit që çështjen e përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës ta shtyjnë përpara duke siguruar njohjet e 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën pore edhe duke siguruar anëtarësimin e Kosovës në OKB e organizata tjera ndërkombëtare, siç janë Interpol, UNESKO, këshillin evropian etj.

-Zhvillimet e fundit rreth Kosovës, Ballkanit dhe botës në përgjithësi janë dramatike. Është një kohë që çdo fjalë e çdo hap që ndërmerr një politikan ose udhëheqës shteti i përgjegjshëm duhet ta peshon mirë, duke e analizuar të mirat dhe të këqijat e mundshme për të ardhmen e vendit. Për mendimin tim qeveria e Kosovës dhe presidenca janë duke bërë një punë shumë të përgjegjshme. Opozita Kosovare përjashto këtu AAK-n, po luan rolin e një xhelozi të sëmurë rëndë që nuk e ka forcën as guximin të ngritet në nivelin e duhur të përgjegjësisë që i takon në çështjet e shtet ndërtimit.

Metodat dhe gjuha që po përdor tërë opozita janë shumë traumatike për gjithë popullin, ata po përhapin gënjeshtra dhe pesimizëm në popullatë por edhe dëshpërim të madh në lidhje me të tanishmen dhe mungesë shprese për një të ardhme më të mirë. Si rrjedhojë njerëzit të vetmen zgjidhje të përshtatshme po e shohin perëndimin. Shumica e mediave po i kontribuojnë këtij shtet shkatërrimi, duke ju ofruar hapësirë njerëzve dashakqinjë ose që e kanë shit dinjitetin e vet për para të pista. Jemi në një fazë kur si rrallë herë më parë na nevojitet uniteti dhe grupi i unitetit, ashtu siç ishte në Rambuje, sepse si rrallë herë më parë edhe SHBA-të edhe Gjermania, Franca , Britania e Madhe dhe Italia janë unik dhe të mendimit që çështjen e përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës ta shtyjnë përpara duke siguruar njohjet e 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën pore edhe duke siguruar anëtarësimin e Kosovës në OKB e organizata tjera ndërkombëtare, siç janë Interpol, UNESKO, këshillin evropian etj. Kësaj situate i kontribuon edhe shkapërderdhja de fakto e forcës së Rusisë, e cila veçse ka filluar të konsiderohet si një shtet që sponsorizon terrorizmin, por edhe situata në të cilën gjendet Serbia, si një shtet i vetëm në Ballkan që nuk ju ka bashkangjitur sanksioneve kundër Rusisë.

Derisa në kohën e Trump-it, këta të opozitës thoshin që ky është momentumi për të gjetur zgjidhje tani që me të vërtetë është momentumi i duhur, si LDK ashtu edhe PDK kanë mbyllur veshët e sytë dhe kanë hy në vrimë të miut, duke tentuar që të sabotojnë këtë proces me të vetmen shpresë që kjo qeveri do të bien dhe bizneset e tyre të pista që ishin të lidhura me Serbinë do të lulëzojnë sërish. Është hera e parë që nga Rambuje që Kosovën e përfaqësojnë njerëzit në të cilët mundemi të besojmë plotësisht, pra presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, dhe vartësit e tyre, së bashku me grupin negociator. Besoj që përkundër kësaj, ky grup ka nevojë për një bazë edhe më të gjërë përfaqësimi, si intelektuale ashtu e shoqërore e partiake, andaj formimi i një grupi më të gjerë negociues është i domosdoshëm. Natyrisht që askënd nuk mundesh ta detyrosh të bëhet atdhetar e i përgjegjshëm ndaj shtetit dhe kombit por të përgjegjshmit duhet të ofrohen vetë ashtu siç bëri z Haradinaj javën e kaluar.

Çdo hap që do të pengonte ecjen përpara të planit të QUINT-it dhe të BE-së e SHBA-së në këtë kohë është i pa pranueshëm dhe me pasoja afatgjata për gjithë kombin. Pa marr parasysh situatën kjo qeveri nuk guxon as ta rrëzon vetveten e as të përmbyset nga presioni i opozitës, sepse vendime të atilla do të ishin të barabarta me tradhëtin ndaj shtetit dhe kombit.

Sa i përket çështjes së tabelave që lëshohen në Serbi, dhe afatit 31 tetor, dua të them që BE ka bërë një gabim të madh në momentin që qeveria Kurti e shpalli këtë afat dhe serbët e Kosovës kishin kohë 2 muaj për ndërrimin e tyre pa kurrfarë kompensimi material. Atë kohe nga BE u tha që Kosova duhet ta zgjat afatin gjë që ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për Vuçiqin që ai mundet lirisht ta pengon konvertimin e këtyre tabelave duke përdorur metodën e frikësimit të popullatës deri në djegien e shtëpive e automobilave të atyre qe guxuan ta bëjnë ndërrimin e këtyre tabelave. Kërkesa për shtyrje të këtij afati për 10 muaj është tepër jo produktive dhe nuk i kontribuon marrëveshjes përfundimtare as në afat të gjatë as të shkurtër. BE duhet njëherë e përgjithmonë të kupton që strategjia e tolerimit të Vuçiqit ashtu si e Putinit për të blerë kohë është shkatërruese për vetë BE-në.

BE e din mirë që për targat Kosova ka dhënë afatin 6 mujor për negociata, afat në të cilin nuk u arrit asnjë marrëveshje, dhe nëse aludohet në 1 vit sipas marrëveshjes së vitit 2018, atëherë ai vit është shpenzuar. Nuk ekziston kohë më e mirë për të çrrënjos Serbinë dhe strukturat e saj nga Kosova se sa tani.

Çka thonë këta të BE-së nëse mbas 10 muajve kemi një situatë ku Serbia është më e fort se tani dhe Rusia ka një ndikim më të madh apo nëse atëherë situata është edhe më e tensionuar se tani, a po u nevojitka që prapë të shtyhet ai afat edhe për një vit.

BE po bazohet ne situatën e komplikuar ne bote, pore po harron qe Serbia me vite është duke kërcwnuar me sulm ndaj Kosovës, e këto kërcënime janë rralluar tek pasi qw Rusia është duke u fundosur dhe pasi qwe NATO ja tregoj dhembet Serbisë para dy muajve. Pastaj, nuk ekziston asnjë lidhje logjike të pretendohet për një marrëveshje finale në javët apo muajt që vijnë e pastaj të thuhet që qështja e tabelave të shtyhet për dhjetë muaj. A do të thotë kjo që këto janë vetëm iluzione sepse nëse nuk mundesh të imponosh diçka që u arrit marrëveshja para 7 viteve, si mundesh të ja imponosh Serbisë njohjen reciproke??!! Një popullate të kërcënuar në veri, nuk mundë ti japësh kohë për tu bindur, por duhet të i ofrosh siguri, e kjo do arrihej duke i arrestuar njerëzit e strukturave paralele që po i torturojnë.

Njerëzit në veri duke ua djeg shtëpitë dhe automjetet e tyre. Unë besoj që ashtu siç u gjend kompromisi për çështjen e dokumenteve, ku qeveria e shtyu aplikimin e ati vendimi për një muaj, e njëjta mënyre duhet të përdoret sërish, por tek pasi që të jenë marr vesh me BE-në dhe SHBA-të që shtyrja për një muaj do të garantonte aplikimin e kësaj mase edhe me përkrahjen e tyre.

Në këtë kohë një mujore, policia e Kosovës, Eulexi dhe KFOR-i duhet ti shtojnë masat që njerëzit që bëjnë ndërrimin e tabelave të jenë të sigurt duke ja bërë me dije Vuçiqit se çdo prekje apo sulm ndaj serbeve lokal do të shkaktonte reaksionin e policisë së Kosovës dhe arrestimin e kriminelëve që dihen me emër dhe mbiemër. Një gjë jam shumë i sigurtë, që po të guxonte Serbia sot do hynte në Kosovë, dhe që çdo lëshim pe ndaj Vuçiqit do jetë bazë për shkatërrimin e planit të BE-së dhe SHBA-së. Koha nuk punon për ne e as BE-në e SHBA-në, tani koha punon vetëm për Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".