Mungesa e deputetëve në seancat e Kuvendit për vendimmarrje, tradhtia e madhe që i bëhet votës

Mungesa e deputetëve në seancat e Kuvendit për vendimmarrje, tradhtia e madhe që i bëhet votës
Mungesa e deputetëve në seancat e Kuvendit për vendimmarrje, tradhtia e madhe që i bëhet votës

Dardan Grapci

  • 25 October 2022 - 18:07

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

 

Mungesa e deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës, duke prodhuar krizë të kuorumit për të votuar ligjet në rend ditë, është një  lojë e pistë që po luhet në këtë fillim të sesionit vjeshtor. Kuvendi i Kosovës ka filluar të jetë në një funksion shumë të brishtë  që duket se nuk po jep rezultatet që janë premtuar dhe angazhimin e deputetëve që e kanë premtuar në kohën e fushatës elektorale kur secili për veten e vetë lobonte për ta votuar. 

 

 

Ajo që më duket tani tepër e pa kuptimtë, është sjellja jo serioze e opozitës. Vërtetë unë spo mundem  ti kupto partitë opozitare të cilat derisa kanë qenë në pushtet asnjëherë nuk janë marrë me vendim marrjet që kanë pasur të   bëjnë drejtpërdrejtë me qytetarin, kurse sot kur kabineti qeveritar i LVV-s po tenton ta rregulloj sado pak jetesën e qytetarëve, këta të fundit mungojnë nëpër seanca. Unë mendoj që edhe  kryeministri Albin Kurti duhet të merret seriozisht me këta deputet, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë, nga të cilët duhet të votohet një ligj, të krijohen sanksione të tilla ligjore e disiplinore për deputetin, dhe ata deputet të cilët mungojnë të përjashtohen nga kuvendi, dhe të sillen deputetët e rinj  nga lista  e pritjes e certifikuar nga KQZ-ja sipas radhës, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti dhe funksionalitetim me seancat e parapara të Kuvendit për procesin ligjvënës.

Deputetët, si të pozitës edhe të opozitës janë  me përgjegjësi të barabartë të zgjedhur nga vota qytetare, dhe duhet të disiplinohen. Ndryshe nëse nuk janë të interesuar që ta qojnë Kosovën përpara, le të japin dorëheqje dhe lë të largohen nga salla. Sepse me mungesën e tyre jo qe i bëjnë dëm shtetit, por edhe qytetarëve të Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".