Lexoni edhe:
Marrëveshje për normalizim dhe njohje reciproke me Serbinë PO, asociacion që prodhon shtet brenda shtetit të Kosovës JO
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Publikimi i raporteve të financave të partive politike për vitin e kaluar, me të gjitha të hyrat financiare dhe shpenzimet e tyre, duhet të shërben si argument shtesë që të mos tolerohet edhe më tutje kjo formë e manipulimit dhe përpjekjes për mashtrim të opinionit publik dhe vetë KQZ-s, me mënyrën e mbledhjes së financave nga partitë politike, mos bërjen e plotë transparentë të burimeve të financimit dhe nevojat e shpenzimit.
-Institucionet e shtetit që sado pak ushtrojnë mbikëqyrjen financiare të partive politike, duke përfshirë këtu JQZ-në dhe ATK-në por edhe inteligjencën financiare, duhet të mobilizohen dhe të fillojnë të hetohen urgjentisht, auditohen dhe verifikohen të gjitha raportet financiare të partive politike të cilat u publikuan së fundi nga KQZ-ja raporte financiare këto që zbardhin shifra të të hyrave dhe shpenzimeve të partive politike që janë raportuar për vitin e kaluar. KQZ-ja ndonëse është vonuar, ka bërë një punë e cila duhet mirëpritur si praktikë dhe duhet vazhduar për ti bërë transparentë financat e partive ashti sikur ato i kanë raportuar, duke ju bërë ftesë edhe institucioneve të tjera përgjegjëse, për ti audituar, hetuar dhe verifikuar prejardhjen dhe rrugët e ligjshme të sigurimit të financimit të partive politike.
Nga ajo që shihet në raportet e publikuara nga KQZ-ja, del konstatimi se fuqia e partisë politike me votë determinon edhe masën e të hyrave që përfiton dhe shpenzimeve që krijon një subjekti politik, por ajo që mbetet për tu vërtetuar dhe publikuar pa asnjë kufizim, duhet të jenë burimet e sakta se prej nga partitë politike janë duke u financuar. Sipas raportit të pa audituar të publikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje është e para me më së shumti të hyra nga të gjitha partitë parlamentare në vend. Ka mbi 2 milionë euro 105 mijë euro të hyra vjetore, por që shpenzimet i ka më të larta. Pas VV-së vjen Partia Demokratike e Kosovës e cila ka mbi 823 mijë euro të hyra gjatë vitit 2021. Edhe PDK-ja, sipas raportit të KQZ ka më shumë shpenzime sesa të hyra, ka dalë në humbje mbi 49 mijë euro. Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka raportuar mbi 583 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2021, mirëpo ka raportuar shpenzime mbi 1 milion e 178 mijë euro, duke pasur deficit të lartë buxhetor. Partia më e varfër po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka raportuar të hyra mbi 294 mijë euro, ndërkaq shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.
A duhet të shërbejnë pikërisht këto mënyra raportimi, me këto mospërputhje, për hetim dhe verifikim të burimeve të financimit dhe të shpenzimit të ? Kjo nënkupton që subjektet parlamentare kanë më shumë shpenzime sesa të hyra, prandaj ato duhet të hetohen dhe verifikohen se si funksionojnë dhe prej nga mbulohen shpenzimet që janë marramendëse, dyfish më të larta se të hyrat. Mirëpo në këto raporte është vërejtur një skandal i madh që duhet të hetohet dhe të konstatohet se çka në të vërtetë është duke u zhvilluar. Si ka mundësi që partitë politike kanë më shumë shpenzime se sa të hyra? Këtu dikush po gënjen me shifra të publikuara dhe shumë qartë të shkruara, apo mbase KQZ-ja ka gabuar në renditje dhe llogaritje.
Partitë politike duhet edhe njëherë që të hyjnë në verifikim aty për aty dhe të bëhet transparent çdo kanal financiar që e përdorin për financim. Gjithashtu KQZ-ja do ishte që të merr një aprovim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për të kërkuar nga bankat informacionet e sakta të partive politike dhe t’ju shikohet. Bilanci i të hyrave dhe të daljeve, vetëm në këtë mënyrë mundë të marrin informacion se cila parti ka gënjyer dhe cila i ka dhënë informacionet e sakta. Nëse del një parti që ka gënjyer duhet të gjobitet nga Gjykata dhe KQZ-ja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".