Kthimi i kursit të politikës serbe pro-Rusisë dhe kundër perëndimit paraqet rrezik për një luftë të re

Kthimi i kursit të politikës serbe pro-Rusisë dhe kundër perëndimit paraqet rrezik për një luftë të re
Kthimi i kursit të politikës serbe pro-Rusisë dhe kundër perëndimit paraqet rrezik për një luftë të re

Blerim Burjani

  • 31 October 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Gabime strategjike dikur kishte bërë Millosheviqi i cili u mbështet në Rusin dhe ajo Rusi pastaj e la në lloç, në mjerim dhe shkatërrim. Prapë gabime të ngjashme po bënë edhe Vuçiq,që prapë do të ketë të njëjtin fat si Millosheviqi. Serbia duhet të shkoj me një politikë të orientuar nga perëndimi , për zhvillim dhe progres ekonomik , proces dhe integrues. Nëse kjo nuk ndodhë, Serbia do të mbetet në stagnim, dhe mundësi izolimi.

Nëse Serbia zgjedh kabinet qeveritar pro rus, apo thellësisht nacionalist dhe shovinist, kjo do të thotë se Serbia po përgatitet sërish si në kohën e Millosheviqit për konfrontim, për luftë të re, dhe gjëra të ngjashme apo edhe izolim ekonomik,varfëri dhe ekstreme tjera. Pra një Serbi e udhëhequr eventualisht nga politika anti perëndimore do të ishte dëmi më i madh që mundë të ja bëj vetes. Vuçiq thotë se po udhëheq politikë ndërkombëtare të pavarur nga perëndimi, atëherë është gabim i madh. Nëse Serbia vendos sanksione kundër Rusisë kjo do të ishte politik e pavarur edhe në raport me perëndimin por edhe prej Rusisë.

Gabime strategjike dikur kishte bërë Millosheviqi i cili u mbështet në Rusin dhe ajo Rusi pastaj e la në lloç, në mjerim dhe shkatërrim. Prapë gabime të ngjashme po bënë edhe Vuçiq,që prapë do të ketë të njëjtin fat si Millosheviqi. Serbia duhet të shkoj me një politikë të orientuar nga perëndimi , për zhvillim dhe progres ekonomik , proces dhe integrues. Nëse kjo nuk ndodhë, Serbia do të mbetet në stagnim,dhe mundësi izolimi. Për momentin, problemi i tabelave ilegale që po i përdorin akoma serbët lokal të Kosovës në disa komuna, po shndërrohet qelës kryesor i ruajtjes së stabilitetit dhe vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke vazhduar për të diskutuar edhe zgjidhjen e pranueshme të formulës së Asociacionit të Komunave me shumicës serbe për ti hapur rrugë marrëveshjes finale për të cilën intensivisht, madje 24 orë në ditë, janë duke u angazhuar diplomacia amerikane dhe ajo evropiane.

Ruajtja e stabilitetit nënkupton ndaljen e veprimeve që mund te sjellin probleme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Kjo ka ardhur si pasoj e mos zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara më parë. 33 marrëveshje, të gjitha gati të pa zbatuara nga pala serbe. Çdo marrëveshje që tentonte ta zbatoj Kosova, Serbia paraqitej gatshme për ta sabotuar dhe penguar me kërcënime. Ideja e serbëve është që kurrë mos të ketë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë, që kjo çështje të zvarritet e të mbetet për një rast më të favorshëm për Serbinë. Perëndimi e ka kotë të negocioj me Serbin për një marrëveshje finale, ngase Serbia nuk do të zbatoj asnjë marrëveshje, qoftë ajo edhe të jetë krejt gjysmake.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".