Partitë politike në stilin e bandave, shpenzojnë miliona të siguruar pa deklarim të prejardhjes së fondeve dhe askush nuk e ka guximin për ti hetuar

Partitë politike në stilin e bandave, shpenzojnë miliona të siguruar pa deklarim të prejardhjes së fondeve dhe askush nuk e ka guximin për ti hetuar
Partitë politike në stilin e bandave, shpenzojnë miliona të siguruar pa deklarim të prejardhjes së fondeve dhe askush nuk e ka guximin për ti hetuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 31 October 2022 - 07:30

Shkruan:ANALISTI - Reshat Badallaj- Zhurjani

Me përgjegjësin time të plotë, pa hamendur dhe pa kurrfarë dyshim e them se këtu në këto banda politike ka hajni, ka dallavere dhe keqpërdorime marramendëse që shkojnë në kurriz të popullit. Gabimi më i madh është se nuk është bërë deri më tash kurrfarë hetimi se nga ku e kanë burimin këto mjete nga të cilat po financohet politika.

- Duhet të dihet nëse ato mjete me të cilat po financohen partitë politike vijnë nga mërgimtarët, nga kanalet e nëntokës kriminale, nga kontrabanda, apo nga ku. Dhe deri sa nuk ka ndërhyrje në buxhetin e bandave politike gjithçka është e mundur sepse pikërisht disa herë është parë dhe vërtetuar se ka pasur keqpërdorime dhe kaq. Mirëpo, kjo fare nuk mjafton. Po ja jap vetëm një shembull këtu në Gjermani.

Në qoftë se blen një shtëpi menjëherë duhet bindur dhe vërtetuar se nga ku e kanë burimin këto mjete. Dhe përse e them këtë? E them sepse merreni me mend kur një person e blen një shtëpi, dhe, po të ishte një subjekt politik ku hyn miliona dhe askush nuk e di se nga e kanë burimin, dhe ata vetëm dalin e lehin, se lëre më të flasin për të hyrat marramendëse. Dhe dalin bile e thonë se kemi më shumë të dala, bile thonë se janë edhe në borxhe. Krejt këtë e bëjnë sa për ti hedhur popullit hi syve. Prandaj deri sa nuk hetohen si mund të ju besohet këtyre bandave politike që në gjirin e tyre kanë hajna dhe kanë procese akoma për keqpërdorime. Deri sa shteti nuk i heton manipulimet janë evidente.

Ta zëmë se ata po thonë se kemi më shumë të dala se sa të hyra, atëherë shtrohet një pyetje shumë e thjeshtë por njëkohësisht shumë logjike: ku i marrin mjetet për ti mbuluar shpenzimet,nga e kanë burimin? Personalisht mendoj se këto keqpërdorime nuk janë nga dje por origjinën e keqpërdorimeve për të qenë më i drejtë, origjinën e hajnisë nuk e kanë nga dje,por më herët. Ndalu dhe mendo kur i mbledhë për çdo vit se sa del. Mirëpo derisa heshtet e nuk verifikohen, nuk hetohen kjo praktikë do të vazhdoj edhe më tej.

Prandaj, e them se medoemos duhet hetuar se nga e kanë burimin që personalisht e them se është e pamundur të mos ketë keqpërdorime dhe të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale, ndryshe nuk ka se si shpjegohet kjo. Kjo që ka ndodhur dhe po ndodhë akoma në vendin tonë, në vendet demokratike nuk ndodh,sepse për pesë vite të mos hetohen kjo nuk ka kuptim, por dikush duhet të merret në përgjegjësi, sepse kjo ka te bëj edhe me djersën tonë, pra nga taksapaguesit.

Kur e them se këto nuk e kanë burimin nga dje, pra nga ky raport lash të kuptojmë se përpos këtyre bandave duhet hetuar edhe burimin e dy bandave politike që nuk janë këtu , në këtë raport, kush e di ndoshta edhe ata janë të financuara nga vende të ndryshme, ta zëmë nga Rusia, Irani, kush e di? Sepse pa u hetuar ata rrinë rehat dhe vazhdojnë me të vjetrën, atë që e kanë në gjak-hajnin. Përndryshe nuk do të mundë t´i mbijetonin kohës, por do zhdukeshin të ishte një gotë e ujit në zall.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".