Lojë e rrezikshme e presidentit të Serbisë, serbët e pjesës jugore të Kosovës, për Aleksandër Vuçiqin janë vetëm 'mish për top'

Lojë e rrezikshme e presidentit të Serbisë, serbët e pjesës jugore të Kosovës, për Aleksandër Vuçiqin janë vetëm 'mish për top'
Lojë e rrezikshme e presidentit të Serbisë, serbët e pjesës jugore të Kosovës, për Aleksandër Vuçiqin janë vetëm 'mish për top'

Fadil Maloku

  • 01 November 2022 - 16:18

Shkruan:Sociologu-Fadil Maloku

 

Pra, serbët jugorë nga ana e shtetit serb janë duke u përdorur vetëm si levë dokusuritjeje, apo, si "mish për top" për një konfrontim të ardhshëm hipotetik,me shqiptarët.

 

Është një fakt i pamohueshëm që dëshmon se: Shumë më i madh është numri i banorëve serb të pjesës jugore të Kosovës, Graçanica, Shtërpce, Gorazhdevaci, etj.) që i kanë të regjistruara makinat e tyre me targa të Kosovës. Dhe asnjëri prej tyre nuk të rastis që të ankohet se është i diskriminuar apo i dhunuar nga policia, apo nga qytetarët tjerë shqiptar.  Me ketë fakt të lojalitetit të tyre ndaj institucioneve kosovare, të mbushet mendja, se tash këta serb të kësaj pjese, janë tjerë serb!? Shtrohet pyetja kruciale, si ka mundësi që sa herë të bëhet fjalë për serbët e Kosovës, nga goja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiqi, si një patriot serbomadh!) gjithnjë aludohet në serbët e pjesës veriore, e asnjëherë në ata të pjesës jugore të Kosovës!?  Arsyeja, është e thjeshtë dhe e kuptueshme, sepse në pjesën jugore  njerëz nuk ka as Ujman, as TREPÇË, as thëngjill, as zink,as ari. Pra, serbët jugorë nga ana e shtetit serb janë duke u përdorur vetëm si levë dokusuritjeje, apo, si "mish për top" për një konfrontim të ardhshëm hipotetik,me shqiptarët.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".