Kancelari Scholz e ka në dorë fatin e Ballkanit dhe shtetin serb

Kancelari Scholz e ka në dorë fatin e Ballkanit dhe shtetin serb

Hajrullah Tërnava

  • 03 November 2022 - 07:42

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani kur situata është kështu si është, shtetet e forta që investojnë në Serbi duhet të jenë më vendimmarrëse me qëndrime, e sidomos për të arritur një qetësi në Ballkan kur bëhet fjalë për marrëdhëniet konfliktuoze të Serbisë dhe Kosovës e cila po zgjatë pakufi qe 23 vite pa u arritur ndonjë sukses, dhe nëse Gjermania është shteti qe ka investua miliarda investime në Serbi, atëherë duhet ta kushtëzoj atë që ta njeh pavarësinë e Kosovës, dhe këto dy shtete ta arrijnë njohjet reciproke mes tyre, dhe të gjitha shteteve të Ballkanit t’iu hapen dyert për në BE.

-Në situatën në të cilën tani gjendet BE, e sidomos nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, e që ka mundësi që të zgjerohet kjo luftë edhe në shtete tjera, qoftë të BE, e sidomos të shteteve ballkanike,e kur dihet që i vetmi shtet që i del në përkrahje e që nuk ka vu sanksione Rusisë është Serbia, e cila merr donacione mbas shumti nga po këto shtete të BE, tash duhet angazhuar për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi rus dhe parandaluar që të jetë bombë e kurdisur në Ballkanin e nxehtë i cili fare lehtë mundë të trazohet dhe destabilizohet. Shteti serb deri më tani vazhdimisht i ka kundërshtuar kërkesat për sanksionimin e Rusisë nga ana e sajë, kurse falë shteteve të zhvilluara të BE që kanë investuar me miliarda për hapje të vende të punës në këtë shtet, dhe fale këtyre investimeve Serbia po i tejkalon krizat financiare që e kanë kapluar botën e sidomos që nga Covidi 19 e këndej.

Por ja që Serbia edhe si e varur nga shtetet e BE-së prapë i refuzon ato politika të tyre, të cilat kanë investuar aq shumë në shtetin e tyre, prandaj është koha e vazhdimi i politikës së presionit ndaj Serbisë, nga ana e shteteve të fuqishme të BE-së, më kushtëzim edhe për anëtarësim në BE, detyrim për të lëshuar rrugë në kompromis për arritje të marrëveshjes me Kosovën dhe distancim nga politika ruse, me pozicionim kah BE-ja dhe vendosje të sanksioneve kundër regjimit të Putinit. Shtypi Gjerman ka raportuar vazhdimisht ditëve të fundit, pas formimit të qeverisë së re serbe, se Gjermania po shton presionin ndaj autoriteteve serbe për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe dinamizimit të procesit të dialogut me Kosovën për arritjen e marrëveshjes në afat sa më të shkurtër kohor.

Në një përpjekje tjetër diplomatike, për ta ofruar Serbinë më afër perëndimit dhe shkëputur nga lidhjet tradicionale me Rusinë, dhe për shtytje përpara të dialogut me Kosovën, do të jetë ftesa e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili do t’i takojë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor këtë të enjte në kuadër të Samitit të Berlinit, që mbahet më 3 nëntor. Para Samitit të Berlinit, janë mbajtur disa takime të niveleve më të ulëta të qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Që nga viti 2014, Procesi i Berlinit, është një nismë që po zhvillohet dhe që përmbyllet me samitin, i cili synon përmirësimin dhe intensifikimin e integrimit rajonal dhe përafrimit të shteteve të rajonit me Bashkimin Evropian. Tani kur situata është kështu si është, shtetet e forta që investojnë në Serbi duhet të jenë më vendimmarrëse me qëndrime, e sidomos për të arritur një qetësi në Ballkan kur bëhet fjalë për marrëdhëniet konfliktuoze të Serbisë dhe Kosovës e cila po zgjatë pakufi qe 23 vite pa u arritur ndonjë sukses, dhe nëse Gjermania është shteti qe ka investua miliarda investime në Serbi, atëherë duhet ta kushtëzoj atë që ta njeh pavarësinë e Kosovës, dhe këto dy shtete ta arrijnë njohjet reciproke mes tyre, dhe të gjitha shteteve të Ballkanit t’iu hapen dyert për në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".