Propozimi franko-gjerman të studiohet me seriozitet nga ana e Kosovës, të mos refuzohet

Propozimi franko-gjerman të studiohet me seriozitet nga ana e Kosovës, të mos refuzohet
Propozimi franko-gjerman të studiohet me seriozitet nga ana e Kosovës, të mos refuzohet

Agim Bajrami

  • 03 November 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

-Ka të ngjarë me shumë mundësi të vërtetuara, që posa Kosova të pranoj propozimin në fjalë, nga pala serbe të refuzohej, por atëherë topi kalon tek Serbia, si e fajësuar, dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës do të forcohej edhe shumë më tepër!

Me pranimin e propozimit franko-gjerman, çka përfiton Kosova?

- Kosova, e ruan shtetësinë e vetë, duke e përforcuar me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si: UNESKO,EUROPOL,NATO dhe OKB, dhe me mundësinë e përparimit në procesin e integrimit evropian, kur do të njihej edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së, e të cilat ende nuk e njohin Kosovën. Po ashtu, me pranimin e këtij propozimi, Kosova do të ketë edhe investime ndërkombëtare, pasi që subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës do të përforcohej. Sikur që propozohet, Serbisë në këtë fazë nuk do ti kërkohej njohja de jure e Kosovës , por njohja de fakto, por duhet kuptuar se mirëqenia e Kosovës nuk varet me njohjen e Serbisë, edhe pse njohja de jure e saj është domethënëse, por një njohje e tillë ndoshta do të kërkohet kohë me ndryshimin e mendësisë te popullata në Serbi, për mbi tri apo më shumë dekada.

 Me kornizën gjithëpërfshirës të propozimit franko-gjerman, edhe akomodimi i minoritetit serbo-kosovar do të jetë më i mundshëm në përfshirjen e tyre brenda sistemit kushtetues të Kosovës. Prandaj ,propozimi i kornizës franko-gjermane gjithëpërfshirëse, për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, duhet të studiohet me seriozitet nga ana e Kosovës, duke e parë si përfituese nga kjo mundësi e dhënë,e jo, apriori, refuzim ,e i paragjykuar,dhe i pa studiuar në hollësi,duke e lëshuar shansin ndoshta historik të pa përsëritur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ka të ngjarë me shumë mundësi të vërtetuara, që posa Kosova të pranoj propozimin në fjalë, nga pala serbe të refuzohej, por atëherë topi kalon tek Serbia, si e fajësuar, dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës do të forcohej edhe shumë më tepër!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".