Kërkohet zgjidhje urgjente mbi bazën e ligjit dhe me guxim, stërzgjatja e lojës me kryeprokurorin e shtetit nuk ka justifikim

Hasan Preteni

  • 05 November 2022 - 09:02

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Këto procedurat e stërzgjatura nuk justifikohen. Duhet të procedohet me ndryshimet ligjore. Kryeprokurori duhet të zgjidhet nga Kuvendi dhe të ju raporton edhe deputetëve të Kuvendit.

-Kryeprokurori duhet të ketë një raport të veçantë me Kuvendin. Në Kuvend po raportojnë qeveritarët, titullarët e institucioneve të pavarura, presidentja dhe institucione të tjera. Rast konkret është Kroacia. Në Bosnjë tani rast i freskët, dy më të vlerësuarit shkuan në Këshillin Prokurorial. Amerika kandidaten kryesore e futi në listën e zezë dhe Këshilli e zgjodhi të dytin.

Presidentja është dashtë të hapte rrugë më shpejtë, mos dekretimin dhe topi të ju kthehet Këshillit Prokurorial. Çështjet nuk ecin përpara me ushtrues detyre. Vështirë është që në mesin e prokurorëve të tanishëm të xhindet një krye prokuror. Siç e thotë populli “ duhet ra drunit dhe hunit” e Elez Blakajn ta kthejmë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".