Prokuroria Speciale e Kosovës e tradhton shtetin duke i raportuar Aleksandër Vuçiqit, ky është kulmi tradhtisë ndaj shteti që duhet të hetohet, zbulohet e ndëshkohet

Prokuroria Speciale e Kosovës e tradhton shtetin duke i raportuar Aleksandër Vuçiqit, ky është kulmi tradhtisë ndaj shteti që duhet të hetohet, zbulohet e ndëshkohet
Prokuroria Speciale e Kosovës e tradhton shtetin duke i raportuar Aleksandër Vuçiqit, ky është kulmi tradhtisë ndaj shteti që duhet të hetohet, zbulohet e ndëshkohet

Arsim Aziri

  • 07 November 2022 - 16:18

Shkruan:ANALISTI- Arsim Aziri

Është shqetësues fakti i zbuluar nga një ish deputete serbe e Kuvendit të Kosovës, për kontrollin e pakufishëm që ushtron Serbia në institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe shtyllën kryesore të funksionimit të ligjit, Prokurorinë dhe gjyqësorin. Institucionet e zbulimit dhe kundërzbulimit, siç është AKI-ja dhe inteligjenca në kuadër të policisë së Kosovës duhet ta marrin seriozisht trajtimin e kësaj të dhënë të bërë publike. Këtë të dhënë e ka bërë publike së fundi ish deputetja Rada Trajkovic, e intervistuar nga Prokuroria speciale e Kosovës me premtimin ,zotimin dhe marrëveshjen që intervistomi i saj dhe dëshmia lidhur me informacionet që ka rreth vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç, do të jenë tërësisht të mbrojtura, por një marrëveshje tillë nuk ka funksionuar. 

 

Politikania e serbe e Kosovës Trajkoviç ka treguar se e deklaratën qe e ka dhënë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e cila do duhej të mbetej sekrete për shkak të hetimeve, ajo ka përfunduar menjëherë në duar të presidentit serb Aleksandër Vuçiqit. Ajo ka thënë se deklarata e saj e dhënë Prokurorisë Speciale, kopi pastë të nesërmen është bërë publike nga Presidenti serb Vuçiq në një mbajti konference për media ku edhe janë lexuar pjesë nga dëshmia e sajë e dhënë në hetim para Prokurorisë Speciale në Prishtine. “Ndonëse ishin veprime para hetimore, ato përfunduan në duart e Vuçiqit, gjë që duhet të garantohet sekreti", citohet të ketë deklaruar deputetja Trajkoviç. Gjërat e tilla që rrjedhin nga shteti i Kosovës në një shtet tjetër nuk guxojnë të tolerohen. Duhet të punohet për ti hetuar dhe zhbërë të gjitha këto lidhje të spiunimit të shtetit dhe të zbulimit të sekretit. Ky është fakt shumë shqetësues dhe një arsye tjetër akoma më e fuqishme për të filluar dhe vënë në lëvizje të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, duke filluar nga hetimi I brendshëm dhe verifikimi i vetë stafit profesional, teknik e logjistik të Prokurorisë Special dhe asaj të shtetit, me angazhimin e një njësie hetimore dhe verifikuese edhe në radhët e policisë, ekip i profesionalizuar nga ana e AKI-së, për të kërkuar, hetuar dhe verifikuar cv-të e të gjithë zyrtarëve të punësuar në institucionet e shtetit ku hetohen rastet ndjeshme që kanë të bëjnë me krimin dhe sigurinë e shtetit, ku hartohen, dhe deponohen e ruhen dokumente që për një kohë të caktuar konsiderohen të klasifikuara dhe nuk guxojnë të jenë objekt i publikimit për të pamundësuar luftimin dhe çrrënjosjen e krimit. Dhe nëse krejt ajo që ka thënë ish deputetja serbe është e vërtetë, për një institucion ku hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës duhet të mbesin sekrete, por përfundojnë në duar të Vuçiqit, atëherë shtrohet pyetja se në çfarë situate të rrezikshme gjendet shteti I Kosovës nga sekretet e transferuara dhe të dërguara në Serbi nga njerëz që punojnë në institucionet më të besueshme të shtetit të Kosovës dhe nuk e kanë kaluar verifikimin në instancat më të besueshme të sigurisë, edhe në AKI. Ky tregim i kësaj deputeteje është vetëm edhe një fakt që flet se si për të gjitha këto vite Serbia është futur thellë në sekretet shtetërore të Kosovës dhe i ka të gjitha informatat se çfarë po ndodhë dhe po planifikohet nga Brenda. Ky infiltrim i Serbisë në institucionet e Kosovës që kanë të bëjnë me fushën e ligjit dhe të sigurisë është realizuar i pa penguar, duke mos pasur fare kujdes për njerëzit të cilët janë emëruar të pa verifikuar nëpër pozita kyçe të institucioneve të shtetit. Pra, ky fakt fletë për rrezikun e mundësisë së rekrutimit të një kontingjenti tepër të madh të personelit, ku mundë të ketë shumë shqipfolës, edhe shqiptar të shitur nëpër institucione, e të cilët ia kalojnë Serbisë, të dhënat e ndjeshme të institucioneve shtetërore, të dhëna që mundë të kenë pasoja serioze jo vetë politike por edhe strategjike të sigurisë. Ky shqetësim i ngritur nga ana e deputetes Trajkoviç është edhe një tjerë argument plus pse në institucionet e drejtësisë në Kosovë duhet të futet urgjentisht procesi i Vettingut gjithëpërfshirës, e verifikimit dhe dekriminalizimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".