Qeveria me të drejtë e bëri shkarkimin e drejtorit të policisë në veri të Kosovës, dënimet për tabelat duhet të kenë synim edukimin por jo edhe ndëshkimin

Xhevat Meha

  • 08 November 2022 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Shkarkimi i komandantit të Policisë në veri të Kosovës gjithsesi do të duhej të ndodhte. Nuk duhet të ketë tolerime me mos zbatimin e vendimeve qeveritare nga drejtorët kushdo qoftë. Qeveria me zbatimin e planit për tabelat është në të drejtën e saj kushtetuese dhe duhet vazhduar pavarësisht problemeve që mund të dalin.

-Rreth planit qeveritar të zbatimit shkallë-shkallë, mendoj se duhet të bëhen dy korrigjime. Është e qëndrueshme kërkesa e mbështetësve të pavarësisë së Kosovës se duhet një edukim i qytetarëve serb për të pranuar tabelat e Kosovës. Masa e qortimit e paraparë të zbatohet për tre javë mendoj se duhet të zgjatet, nuk është e pritshme që për kaq kohë qytetarët do të binden të pranojnë tabelat e Kosovës.

Po ashtu, dënimet duhet të ulen përmbajtësish. Dënimet duhet të kanë synim edukimin dhe jo ndëshkimin. Dënimi prej 150 EUR është ndëshkim, nuk ka kurrfarë efekti edukues. Për të qenë dënimi edukues, dënimet duhet të janë të ulëta, psh. 20 EUR deri 50 EUR maksimum. Kjo mundë të kombinohet psh. fillimisht 20 EUR dhe nëse vepra përsëritet dënimi rritet deri në 50 EURO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".