Tash ose kurrë, na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm për mbijetesë të shtetit të Kosovës

Tash ose kurrë, na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm për mbijetesë të shtetit të Kosovës
Tash ose kurrë, na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm për mbijetesë të shtetit të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 08 November 2022 - 07:45

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

Gjërat e këqija nuk bën të na përsëritën. Të vihen themele të forta të shtetit , në mënyrë që të përparojmë. Gjatë kemi heshtur dhe kjo na ka kushtuar shumë në demokratizim dhe në zhvillim. Është shumë e rëndësishme më kuptuar që është koha të punojmë ,që të ikim nga kjo gjendje e dhembshme , për Kosovën.

-Një qeveri për të qenë e suksesshme duhet të dalë fituese ne luftë ndaj dukurive negative. Të kalohet nga premtimet në vepra pandalshëm , jo të jetë kjo luftë e vonuar, së krimi trashët edhe më shumë. Kosovës u duhet një shoqëri e shëndoshë, jo shoqëri e sëmur e cila kërkon intervenime kirurgjikale. Është koha që politikisht të mendohet shumë më ndryshe. Kohët e mira nuk vijnë vetvetiu , pa ia bërë hyzmetin. Kosova në të ardhmen duhet kërkuar rrugë të reja , të cilët dukshëm dallohen nga këto që na udhëhoqën.

Qëndrimet e tilla politike na sollën në gjendje të krizave të pandalshme shoqërore dhe politike .Të mbrohen interesat e qytetarëve dhe interesat nacionale , të cilat nuk u mbrojtën mirë. E për të bërë punë të mira nevojitet të kemi një çmim. Na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm për mbijetesë të shtetit të Kosovës , që nuk e ndërtuam mirë. Qytetarët nuk e kontrolluan pushtetet ashtu si duhet, këtë gjë duhet bërë patjetër në të ardhmen. Gjërat e këqija nuk bën të na përsëritën. Të vihen themele të forta të shtetit , në mënyrë që të përparojmë .Gjatë kemi heshtur dhe kjo na ka kushtuar shumë në demokratizim dhe në zhvillim.

Është shumë e rëndësishme më kuptuar që është koha të punojmë ,që të ikim nga kjo gjendje e dhembshme , për Kosovën. Nga vjedhjet dhe plaçkitjet e pronës shoqërore , vendit po donë më i shkuar edhe eshtrat e mbetura. Shumë gjatë na ndoqi pa pjekuria shoqërore dhe politike .Vetëm më një qasje konstruktive, mund të përballohen problemet e grumbulluara për dy decenie nga klasa grabitqare politike! Vetëm më reforma në të gjitha sistemet mund të forcojmë shtetin. Porosia është shumë e qartë .Fati i shtetit të Kosovës është në duart tona!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".