Rusia dhe Serbia me skenar për ta eliminuar shtetësinë e Kosovës, ky është qëllim i përbashkët i Aleksandër Vuçiqit dhe Vladimir Putinit

 Rusia dhe Serbia me skenar për ta eliminuar shtetësinë e Kosovës, ky është  qëllim i përbashkët i Aleksandër Vuçiqit dhe Vladimir Putinit
 Rusia dhe Serbia me skenar për ta eliminuar shtetësinë e Kosovës, ky është  qëllim i përbashkët i Aleksandër Vuçiqit dhe Vladimir Putinit

Skender Mulliqi

  • 10 November 2022 - 08:00

Shkruan:ANALISTI - Skënder Mulliqi

Serbia nuk po lirohet nga logjika dhe nga ideologjitë e vjetra pushtuese ndaj Kosovës. Shumë herë deri më sot Serbia na kërcënojë më luftë. Këto konstruksione antishqiptare i kanë fuqizuar më largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

-Gjithçka po bëjnë që mos të lejohet që Kosova të funksionon si shtet. Po punojnë që Kosovën ta fusin nën ombrellën serbo- ruse në rajon, siç po dëshirojnë edhe Malin e Zi dhe Bosnjën. Rusia , dhe Serbia po mundohen ta eliminojnë shtetësinë e Kosovës, duke i instrumentalizuar serbët për qëllimet e Vuçiqit dhe të Putinit. Këto skenarë monstruoze ndaj rajonit të Ballkanit, nuk do të lejohen të realizohen nga NATO, e cila është në gjendje gatishmërie.

Plani për t’ia marrë atributet e shtetësisë të Kosovës ,përmes Asociacionit më kompetenca ekzekutive, siç po e kërkojnë Vuçiq dhe Rakiç i Listës Serbe, nuk do të arrihen. Kosova është edhe projekt ndërkombëtar dhe këtë gjë e dinë mirë edhe shovinisti Vuçiq. Ky investim kapital ndërkombëtar dhe investim më gjak i shqiptarëve në luftën e fundit çlirimtare, nuk do të lejohen lehtë të nëpërkëmben nga Serbia. Qizma ruso- serbe , nuk do të shkelë kurrë më tokat e shqiptarëve. Jurishnikët serb do të ndalen edhe me forcë nëse është nevoja.

Flamuri i Serbisë të Madhe, nuk do të ngritët kurrë në tokën e larë më gjak, të shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Jemi gjallë ,dhe do të shohim së si Serbia do të gjunjëzohet edhe kësaj radhe më keq,së në vitin 1999. Është koha që ky shtet të lirohet nga mitomania dhe rrenat, për “tokën e shenjtë serbe”. Do të përfundojnë iluzionet për Serbosllavi , do të përfundojnë iluzionet, ‘ të gjithë serbët në një shtet”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".