Një fshesë e madhe në dorë të fortë për ta pastruar sistemin e drejtësisë të kapur nga krimi i organizuar

Një fshesë e madhe në dorë të fortë për ta pastruar sistemin e drejtësisë të kapur nga krimi i organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 10 November 2022 - 07:48

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ditë e për ditë po shohim çfarë po ndodhë me këto ndërtime nëpër Kosovë, që është me u pa sa ndërtime të panumërta po ndërtohen, dhe nga këtu është lehtë me e kuptua se shpëlarjet e parave të pista e kanë kapluar këtë vend. Prandaj Kosova është bërë një nga vendet model dhe liderë e biznesit të pistë të shpëlarjes së parave, një fenomen i cili po krijon milioner brenda natës, kurse institucionet e drejtësisë janë krejtësisht të paralizuara, të pa interesuara që ta luftojnë dhe luftojnë këtë formë të krimit të organizuar që po vazhdon pa pengueshëm e pranishme në vendin tonë.

-Situata kriminale që po mbretëron në Kosovë, është bërë për tu habitur, e sidomos pranë institucioneve që paguhen për luftimin e këtyre dukurive kriminale, prandaj me këto sjellje të institucioneve shtetërore, Kosova është bërë edhe një vend shumë i çuditshëm me plot veprimtari kriminale, dhe në vend që këto dukuri të luftohen, ekziston përshtypja se çështja e krimit është në rritje e sipër, si shembull kemi lloj lloj krimesh të ndryshme që po kryhen, dhe krijohet përshtypja që as nuk po tentohet të spastrohen ato krime.

Rast të freskët e patëm këto ditë plagjiaturat e tëra në Universitetin e Prishtinës, dhe askush nuk merret me këto dukuri, e po ata njerëz me plagjiatura nesër i zënë vendet e rëndësishme nëpër institucione të shtetit e sidomos edhe në universitete dhe fakultete ku do të ligjërojnë. Dhe çfarë suksesi do të arrijnë tani ata student të posa diplomuar që kanë dëgjuar ligjërata nga këta plagjiator të pa ndëshkuar? Prandaj si dëshmi e kemi rezultatin e PISA-s që po na deklason me vend të fundit për nga shkollimi, e mos të flasim tani për krime tjera që e kanë kapluar Kosovën në shumë veprimtari. Ditë e për ditë po shohim çfarë po ndodhë me këto ndërtime nëpër Kosovë, që është me u pa sa ndërtime të panumërta po ndërtohen, dhe nga këtu është lehtë me e kuptua se shpëlarjet e parave të pista e kanë kapluar këtë vend.

Prandaj Kosova është bërë një nga vendet model dhe liderë e biznesit të pistë të shpëlarjes së parave, një fenomen i cili po krijon milioner brenda natës, kurse institucionet e drejtësisë janë krejtësisht të paralizuara, të pa interesuara që ta luftojnë dhe luftojnë këtë formë të krimit të organizuar që po vazhdon pa pengueshëm e pranishme në vendin tonë. Në dosjet e këtyre veprave penale të hetuara nga Prokuroria Speciale figurojnë 300 të dyshuar por vetëm një i dënuar për shpëlarje parash. Kryesit e kësaj dukurie vazhdojnë të jenë një hap përpara organeve të ndjekjes dhe hetuesisë sepse ato nuk janë të gatshme për ta ndjekur dhe ndaluar, por janë vendosur këmbë e krye në mbrojtje totale, avokat të krimit të organizuar.

Madje kjo dukuri vazhdon të jetë brengë e madhe e qytetarëve, derisa institucionet e drejtësisë vetëm po improvizojnë kinse po mundohen ta ‘luftojnë’ shpëlarjen e parave të pista të cilat kryesisht investohen në fushën e ndërtimeve, kurse burim i prejardhjes së tyre janë kanale të ndryshme, duke filluar nga zhvatjet e buxhetit të shtetit, trafikimi me qenje njerëzore dhe industria e narkomanisë, drogat që kanë një lidhe të sigurt të tranzitit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të fundit nga Policia e Kosovës, tregojnë se gjatë këtij viti kanë pasur vetëm 3 raste për shpëlarje parash ku janë arrestuar 3 persona. Mirëpo nga Prokuroria tregojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti nga Prokuroria Speciale janë hetuar 139 raste me 296 persona të dyshuar e përfshirë në shpëlarje parash. Sipas të dhënave të Prokurorisë shihet se gjatë periudhës raportuese janar-qershor 2022 kanë pasur gjithsejtë 39 raste me 77 persona. Sipas informacioneve Prokuroria Speciale gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka pranuar 5 raste penale me 9 persona për këtë vepër, ndërsa kishte të trashëguara në fillim të vitit, nga periudha e kaluar 34 raste penale me 68 persona.

Prokuroria Speciale gjatë periudhës raportuese janar-qershor 2022 ka kryer 7 raste me 12 persona ndërsa në fund të periudhës raportuese (30 qershor 2022) ngarkesa me lëndë rezulton të jetë me 32 raste penale me 65 persona. Ky institucion raportohet se ka ndërmarrë vetëm 7 veprime në kuadër të trajtimit të rasteve për personat e përfshirë në veprën penale të pastrimit të parave të pista. Derisa kanë regjistruar në regjistrin PPN 100 raste penale PPN me 219 persona për shpëlarje të parasë. PSRK-ja në fillim të vitit kishte të trashëguara nga periudha kaluar 68 raste PPN me 153 persona, ndërsa gjatë periudhës janar-qershor 2022 ka pranuar 32 raste penale me 66 persona për veprën penale të shpëlarjes së parasë.

Nga Prokuroria Speciale tregojnë se nga tërësia prej 100 rasteve penale PPN me 219 persona, gjatë periudhës raportuese janar-qershor 2022 ka mbyllur 10 raste penale PPN me 12 persona ndërsa. Në fund të periudhës raportuese 30 qershor 2022, ngarkesa me lëndë rezulton me 90 raste penale me 207 veta për veprën penale shpëlarja e parasë. Nga Këshilli Gjyqësor raportohet se gjatë gjysmës së parë të këtij viti kishin në punë 7 lëndë me 30 persona të akuzuar, ku 1 rast me 2 persona të akuzuar është i këtij viti, derisa në fillim te vitit kishin edhe 6 raste të trashëguara me 28 të akuzuar. Sipas KGJK-së me aktgjykim fajësues gjatë gjysmës së parë të këtij viti ishte vetëm një rast me një të dënuar. 1 rast tjetër me dy persona janë liruar me aktgjykim.

Dy raste janë zgjidhur, me tre persona ndaj të cilëve ka përfunduar procedura. Derisa lëndë të pazgjedhura kanë mbetur 5 me 27 persona të përfshirë. Në këtë sistem të drejtësisë për të vepruar më ashpër kundër të gjitha llojeve të krimit të organizuar, duhet të bëhen riorganizime në detaje, nëpër ato institucione ku kanë punuar ata që e kanë pru vendin në këtë gjendje të tanishme, dhe në ato poste të vijnë njerëz të shkolluar dhe me një të kaluar të pastër, e kësaj të mire do i kontribuoj ligji i Vettingut që është në pritje që të miratohet.

Për zbardhjen e këtyre rasteve kriminale duhet që krimi të luftohet në mënyrë permanente, dhe jo vetëm krimi, por edhe dyshimet e krijuara për krim duhet të verifikohen, dhe nëse konfirmohet dyshimi se ekziston vepra penale e krimit të organizuar apo e ndonjë krimi në përgjithësi, një dukuri e tillë duhet ashpër të luftohet, vetëm me luftim serioz të krimeve në përgjithësi, edhe Kosovës do ti hapen dyert drejtë BE-së. Pa një luftim serioz edhe më tutje Kosova do të mbetet si deri më tani e izoluar si i vetmi vend deri më tani në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".