Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë situatë delikate nuk është në interesin nacional, dërgon ujë në mulli të huaj

Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme  në këtë situatë delikate nuk është në interesin nacional,  dërgon ujë në mulli të huaj
Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme  në këtë situatë delikate nuk është në interesin nacional,  dërgon ujë në mulli të huaj

Shefik Shkodra

  • 11 November 2022 - 07:37

Shkruan:ANALISTI - Shefik Shkodra

Kërkohet ndër dije e thellë atdhetarie e kombëtare nga të gjithë. Jo për bashkimin e grupeve të interesit. Ky vend s'mund t'u takojë vetëm personave dhe grupeve të interesit! Bashkëpunim pozitë opozitë; media e shoqëri civile. Bashkëpunim me vendet aleate, e sidomos me Amerikën! Ndoshta është hapi i fundit!

Aktualisht, thirrja për ndalimin e veprimit politik të Qeverisë së Kosovës, gjëja, si nxitje për "destabilizim" të gjendjes së keqe, në mes të Serbisë dhe vendit tonë, na duket jo serioze. Njësoj, edhe provokimi për zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale, me mungesë të dhjetë deputetëve në Parlament. Do të thotë, ikja e Listës serbe po verifikohet si një mundësi dhe fakt i politikës nga Serbia për të penguar ecuritë në vendin tonë. Gjendja e keqe ka qenë përherë.

Si shkak i legalizimit dhe integrimit të serbëve në Kosovë, me ligjet e vendit dhe jo të Serbisë. As pranimi i Asociacionit të komunave serbe një etnike, as targat me regjistrim të jashtëm, përkatësisht të Serbisë. Që të dyja këto janë ndarje e etnitetit dhe entitetit serb automatikisht nga Kosova. Dhe zërat për zgjedhje të reja e të jashtëzakonshme pështjellojnë gjendjen edhe më shumë dhe marrje frymë të Serbisë për status quo. Zgjedhjet nacionale në këtë kohë po kërkohen për gjendjen e pafavorshme tw Serbisë, ndoshta edhe të disa grupeve të shqiptarëve. Kjo do të thotë, çuarje e ujit në mulli të huaj. Kjo është provë vetëm në interesin e Serbisë. Nuk duhet të bëhen gabime historike më.

Të mos përmendim të kaluarën për dhënie apo mosdhënie të tokave shqiptare të Kosovës. Nuk duhet opozita, grupe të interesit, shoqatat civile, analistë të llojeve të një farë mercenarizmi kundër qeverisë së vendit të tyre. Se vërtetë, publikisht po hetohet si diçka sabotuese e kontraproduktive në politikën ditore, këta janë zëra të ngjyrosur prej tradhtie. Dhe kjo veprimtari duhet të ndërpritet. Qytetarët janë vigjilent sa i përket këtyre zërave. Serbët tregojnë vetë sa para kanë derdhur në Kosovë dhe Shqipëri, enkas për dezintegrimet e politikës së shqiptarëve. Kërkohet ndër dije e thellë atdhetarie e kombëtare nga të gjithë. Jo për bashkimin e grupeve të interesit. Ky vend s'mund t'u takojë vetëm personave dhe grupeve të interesit! Bashkëpunim pozitë opozitë; media e shoqëri civile. Bashkëpunim me vendet aleate, e sidomos me Amerikën! Ndoshta është hapi i fundit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".