Amerika është sponzore, investitore dhe zbatuese e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ia dëshiron të keqen Kosovës dhe nuk e çon dëm investimin e saj

Amerika është sponzore, investitore dhe zbatuese e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ia dëshiron të keqen Kosovës dhe nuk e çon dëm investimin e saj
Amerika është sponzore, investitore dhe zbatuese e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ia dëshiron të keqen Kosovës dhe nuk e çon dëm investimin e saj

Rexhep Shahu

  • 12 November 2022 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Qeveria e Kosovës duhet të ruajë ekuilibrat, të plotësojë kërkesat amerikane dhe të mos e armiqëson apo ftohë Amerikën me Kosovën. Sepse ndryshe kemi kthim prapa. Nuk është lëvdatë për qeverinë që pas 15 vitesh që ka ikë policia ndërkombëtare nga Kosove të vijnë karabinierët italiane e ta ruajnë rendin në Kosovë.

-Kam besuar gjithmonë se që kur politika e Kosovës njëzëri ka miratuar idenë e krijimit të asociacionit, kur parlamenti i Kosovës ka miratuar asociacionin, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka miratuar me qortim asociacionin, kur aleatët strategjike si Amerika këshillojnë që të miratohet asociacioni, mos miratimi e shtyrja e miratimit është tallje dhe cenim i seriozitetit të Kosovës.

Amerika është sponsorja, investitorja, zbatuesja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nuk ia donë të keqen Kosovës dhe nuk e çon dëm investimin e saj. Mos miratimi i asociacionit nxitet nga njerëz pa kontribute serioze e reale për Kosovën. Kosova nuk u shua nga një shekull pushtim serb dhe kurrë nuk mundet një asociacion të shuajë e kërcënojë Kosovën. Refuzimi i propozimeve amerikane është shërbim i keq për Kosovën sepse askush nuk ka dhënë kontribute për lirinë pavarësinë dhe garancinë e Kosovës më shumë se Amerika.

Ndezja e konflikteve në Kosovë është ndihmë për Rusinë, është largim vëmendje nga konflikti në Ukrainë, është njëjtë siç do të dëshironte Putini. Nuk duhet harruar qortimi epik i ambasadorit Hill, kur tha se bota po diskuton konflikte bërthamore dhe ata merren me targa. Mungesa e vendimit për asociacionin, plotësimi i kërkesave e amerikane, llojet e trillimeve që përhapen sikur Amerika po përkrah Serbinë e jo Kosovën, janë goditje ndaj Amerikës, është harrim me dashje e luftës, e lirisë, e pavarësisë. Amerika ia mori Kosovën Serbisë dhe nuk ia mori Serbinë Kosovës. Ndaj ata që fyejnë Amerikën bëjnë punën e tjetër kujt.

Largimet e serbëve nga vendet e punës nuk duhet ta gëzojnë qeverinë dhe militantët e saj që të gëzohen se u liruan disa vende pune për tellallët e qeverisë. Qeveria e Kosovës duhet të ruajë ekuilibrat, të plotësojë kërkesat amerikane dhe të mos e armiqëson apo ftohë Amerikën me Kosovën. Sepse ndryshe kemi kthim prapa. Nuk është lëvdatë për qeverinë që pas 15 vitesh që ka ikë policia ndërkombëtare nga Kosove të vijnë karabinierët italiane e ta ruajnë rendin në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".