Këta super hajnat që sunduan dy dekada e kapën shtetin, harruan tërësisht krimet e Serbisë duke u vërsulur për ta zhvatur shtetin

Këta super hajnat që sunduan dy dekada e kapën shtetin, harruan tërësisht krimet e Serbisë duke u vërsulur për ta zhvatur shtetin
Këta super hajnat që sunduan dy dekada e kapën shtetin, harruan tërësisht krimet e Serbisë duke u vërsulur për ta zhvatur shtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 16 November 2022 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Pra, po të kishin qëllimin e shtetit të fortë dhe jo HAJNIN, sa e sa dhunime seksuale ka bërë Serbia në Kosovë që është tronditur bota e civilizuar dhe përse nuk u bë deri më tani? Natyrisht ka arsyetime mjaft si e kanë zanat, por, në fakt deri më tani nuk është bërë asgjë deri më sot pos fjalëve dhe premtimeve boshe sa për t´i mashtruar popullin dhe familjet e atyre që nuk i dinë akoma se ku i kanë eshtrat, sa për një varr për të qar me lot, por nuk e kanë pasur në plan të parë, në plan përpos hajnisë. Kanë pasur në plan që të punësohen më së paku nga 5 anëtar të një familje të klaneve mafioze të nëntokës, ndërkaq , në anën tjetër skamnorët vdisnin urie dhe mblidhnin kafshatën e gojës nga koshat e plehrave.

-Kjo që ka ndodhur në Kosovën e pas luftës ju garantoj se assesi nuk është rastësi, por kjo është e planifikuar shumë mirë dhe me shumë kujdes. Dua të them se bandat politike nuk kanë pasur qëllim që do të duhej domosdoshmërish për të formuar taman shtet, për të formuar një Qeveri të shëndosh, një sistem që vërtetë të punoj sipas ligjeve dhe sipas Kushtetutës së vendit, por, kur thash se e kanë bërë me qëllim se i kanë vënë sa për sy e faqe, i kanë vënë njerëzit e tyre puthadorësh e sahanlëpirës, të marrin rrogat, t´i lënë rehat krye hajnat dhe të mos bëjnë zë, të mos i trazojnë ish leckamanët dhe që sipas kësaj që thash t´i kenë duart e lira dhe të vjedhin aq pamëshirshëm që e goditen Kosovën mish e asht, e varfëruan buxhetin e shtetit por, ata u bënë shumë të kamur,super milionerë që siguruan pasuri sa të jetë toka e qielli, pra siguruan pasuri haram deri në kiamet. Por, ka një derë që mund të zbardhen të gjitha hajnit dhe të gjitha planet ogurzeza të kryebanditëve dhe krye hajnave, si themi ne më mirë vonë se hiq fare.

Ju kujtohet lehjet e tyre se ne e kemi rastin të bëhemi heronj, ne do të bëjmë shtet që do të merr yrnek Ballkani dhe asgjë nuk u bë pos u bëmë gaz i botës dhe ram në syrin e keq të faktorit ndërkombëtar dhe aq më keq kur pikërisht këta rrihnin gjoks se ne do bëjmë shtet, ne do bëjmë që çdo qytetar i Kosovës duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe lloj-lloj pallavrash të marres së zezë. Po pyes përse këta matrapaz, këta dilinxhi, këta hajna nuk e ndoqën rrugën e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, për të paditur Serbinë fashiste jo vetëm për krimet e luftës, por për shkatërrimin e vendit, për tokën e djegur. Nuk e bënë sepse nuk e kishin këtë plan, e kishin planin e hajnisë e mos e gëzofshin! Po ashtu, do të ishte mirë të arrestohen të gjithë hajnat e shtetit, sepse hajnia dhe krimi nuk vjetërsohen.

Pra, po të kishin qëllimin e shtetit të fortë dhe jo HAJNIN, sa e sa dhunime seksuale ka bërë Serbia në Kosovë që është tronditur bota e civilizuar dhe përse nuk u bë deri më tani? Natyrisht ka arsyetime mjaft si e kanë zanat, por, në fakt deri më tani nuk është bërë asgjë deri më sot pos fjalëve dhe premtimeve boshe sa për t´i mashtruar popullin dhe familjet e atyre që nuk i dinë akoma se ku i kanë eshtrat, sa për një varr për të qar me lot, por nuk e kanë pasur në plan të parë, në plan përpos hajnisë.

Kanë pasur në plan që të punësohen më së paku nga 5 anëtar të një familje të klaneve mafioze të nëntokës, ndërkaq , në anën tjetër skamnorët vdisnin urie dhe mblidhnin kafshatën e gojës nga koshat e plehrave. Dhe krejt në fund duhet pyetur këta matrapaz dhe dilenxhi sa veteran të luftës bënë vetëvrasje dhe a ka turp më të madh në këtë tokë, që të vidhen edhe në përmendore të heronjve të vendit? Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botes, pos në Kosovë dhe merreni me mend kjo bandë huliganësh e hajnash u mbetet hatëri dhe aspak nuk skuqen, përkundrazi lehin si nga stanet se ne kemi bërë për vendin. Një fshat që shihet, nuk do kallauz do ta përfundoja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".