Për asnjë kusht as çmim, të mos lejohet asociacion një etnik serb që prodhon ndarje dhe bosnjëzim

Për asnjë kusht as çmim, të mos lejohet  asociacion një etnik serb që  prodhon ndarje dhe  bosnjëzim

Gani Qarri

  • 16 November 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Tandemi renegat Thaçi-Mustafa, nuk kishin hezituar të nënshkruanin pa kurrfarë sikleti edhe marrëveshje tradhtare, që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetësisë së Kosovës, si "zajednica" serbe, e cila rrezikonte bosnjëzimin dhe ndarjen e ri copëtimin e serishëm të Republikës së Kosovës, për çka jo vetëm ata si figurat kryesore përgjegjës- mbajtëse, por edhe mbështetësit e tyre nga partitë e inkriminuara, duhet urgjentisht të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, për tradhti të lartë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.

-Përkundër veprimeve tradhtare, mjerisht deri tani, të pa trajtuara asnjëherë ligjërisht, të kuislingut Hashim Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa, si nënshkrimi, e madje edhe miratimi diletant i një krijese të shpifur një etnike serbe, si "zajendica", askush nuk mund të dal jashtë ligjit dhe as që guxon të veprojë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pa rrezikuar dënimin ligjor dhe shkuarjen në burg.

Partitë e inkriminuara, përveç haraçit, grabitjeve mafioze, plaçkës dhe përvetësimit pervers, që ato mjerisht, e kishin shndërruar në ritual të sundimit dhe mbijetesës së vet politike, kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, edhe shitjen e tokave tona autoktone, e kishin kthyer në mall, për tregtim të hapur konvencional me vendet fqinje. Tandemi renegat Thaçi-Mustafa, nuk kishin hezituar të nënshkruanin pa kurrfarë sikleti edhe marrëveshje tradhtare, që kërcënonin drejtpërsëdrejti tërësinë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetësisë së Kosovës, si "zajednica" serbe, e cila rrezikonte bosnjëzimin dhe ndarjen e ri copëtimin e serishëm të Republikës së Kosovës, për çka jo vetëm ata si figurat kryesore përgjegjës- mbajtëse, por edhe mbështetësit e tyre nga partitë e inkriminuara, duhet urgjentisht të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, për tradhti të lartë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.

Prandaj formimi i "zajednicës", ashtu siç nuk ka guxuar të ndodhte deri më tani, nuk guxon as tani të vendoset si temë diskutimi, në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për vet faktin se në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur shkelje të rënda kundër-kushtetuese në këtë marrëveshje tradhtare të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, ndaj dhe e ka hedhur poshtë si akt të papranueshëm e kundër kushtetues,për shkak të shkeljes të paktën në 23 nene të normave ligjore, të cilat janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Madje, pas hedhjes poshtë nga Gjykata Kushtetuese, çështja e krijimit të "zajednicës", as që guxon të vendoset si temë, në tryezën e bisedimeve edhe për shkak të obstruksioneve të vazhdueshme dhe të pareshtura, që me veprime direkt në Veri, ka bërë dhe vazhdon të bëjë Serbia, e cila përveç përpjekjeve për çnjohjen e pavarësisë nga vendet e ndryshme njohëse, në vijimësi ka dirigjuar edhe strukturat paralele në veri, për të penguar shtrirjen e rendit e të ligjit dhe imponuar shkatërrimin e tërësishëm të shtetit të Kosovës.

Kështu që pikërisht sot, mu në këtë fazë kritike, më shumë se kurdoherë më parë, është momenti i veçantë historik, që kërkesat ultimative të Serbisë për krijimin e asociacionit në baza etnike, dhe presioni i shtuar ndërkombëtar, medoemos ta bashkojë, si një trup i vetëm gjithë skenën aktuale politike, për mbrojtjen e rendit e të ligjit, tërësinë territoriale dhe gjithë shtetin e Kosovës. Gjendja aktuale, nuk lejon të krijohen përçarje, siç po veprojnë këto ditë partitë e inkriminuara, të cilat me qëndrimet e tyre kontroverse, mashtruese dhe krejtësisht banale, jo rrallë kalojnë në kufij të tradhtisë së hapur dhe bashkimit me fushatën armiqësore të Serbisë fashiste, për interesa të veta afatshkurtra elektorale, kundër shtetit të Kosovës.

Vetëm nxënësi i Isa Mustafës, atëbotë i katapultuar me votë të kundërligjshme, nga tandemi renegat Thaçi-Mustafa, në pozitën e kryeministrit klandestin, Avdullah Hoti, më 10 shtator të vitit 2020, gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, deklaronte se "Kosova" do ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe bosi i tij, renegati Isa Mustafa, për "zajednicën" një etnike, të të ashtuquajturave "komuna me shumicë serbe"!.

Prandaj, populli i Kosovës, tash më mirë se kurdoherë më parë, ka rastin ti shohë publikisht qëndrimet e dyshimta të partive të inkriminuara opozitare, të cilat edhe në situatën e krijuar, vazhdojnë të jenë në sinkron, të 100%-të, me propagandën e pasardhësit të Millosheviqit, kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe ish shtetit okupator të Kosovës, si Serbia. Partitë e inkriminuara opozitare, çuditërisht, i mbajnë ison edhe një Serbie fashiste e cila edhe 23 vite pas lufte, përveç krimeve e gjenocidit të paparë në Kosovë, vazhdon të mbajë peng, pa asnjë të drejtë dhe në kundërshtim të plotë, me të gjitha ligjet dhe rregullat ndërkombëtare të luftës, edhe mbi 1643 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, qysh gjatë kohës së luftës.

Për aq më tepër kryeministri Kurti edhe gjatë qëndrimit të tij në Francë, përkundër presioneve të vazhdueshme politike dhe diplomatike, në takimet e ngjeshura me udhëheqësit e shteteve më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike dhe politike të BE-së, e ka theksuar edhe më fuqishëm, se në Kosovë nuk do të ketë, "zajednicë" serbe, as kurrfarë bashkësie një etnike, dhe qëndrimi i tij, si kryetar qeverie, mbetet i pa ndryshuar.

Ndërsa për sqarimin e udhëheqësve të shteteve të BE-së dhe mbarë opinionit evropian e ndërkombëtar, z.Kurti, është shprehur se nuk e kundërshton asnjë Asociacion të cilave do komuna, të krijuar në baza ligjore dhe sipas kushtetutës së Kosovës, porse nuk do të pranojë, për asnjë kusht as çmim, një asociacion një etnik serb, i cili bënë bosnjëzimin e shtetit tonë, rrezikon rregullimin e brendshëm kushtetues, stabilitetin dhe integritetin e vendit, si dhe cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në fakt, siç shprehet edhe vet z.Kurti, Kosova aktualisht e ka asociacionin prej 38 komunash, por nuk mund të pranoj asociacion mbi bazat e identitetit etnik, kur dihet se politika në baza etnike është e pamundshme, ndaj dhe nuk mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim të hapur edhe me Kushtetutën, fakt ky që është konfirmuar gjithashtu edhe nga vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, që në dhjetor të vitit 2016, ka deklaruar kryeministri Kurti, së fundi edhe në një intervistë për mediumin gjerman Deutsche Welle.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".