Çka është mjaft, mjaft dhe e tepruar, gjuha arrogante në Kuvendin e Kosovës duhet ndaluar dhe ndëshkuar

Çka është mjaft, mjaft dhe e tepruar, gjuha arrogante në Kuvendin e Kosovës duhet ndaluar dhe ndëshkuar
Çka është mjaft, mjaft dhe e tepruar, gjuha arrogante në Kuvendin e Kosovës duhet ndaluar dhe ndëshkuar

Arsim Aziri

  • 17 November 2022 - 16:39

 Shkruan: Arsim Aziri

Gjuha dhe subjekti çfarë përfaqëson, tregon qartazi për mënyrën e qeverisjes dhe dëmet që radhazi ia kanë shkaktuar këtij vendi, që realisht përpos që e kanë penguar mirëqenien e përgjithshme sociale, ato dëmet, janë arsye pse qeverisë së sotme i përbëjnë problem kolosal. Në Kuvendin e Kosovës detyrimisht duhet të sanksionohet më ashpër gjuha dhe sjellja jo parlamentare, sepse nuk është Kuvendi, kafiteri ku mblidhen të pa punët, ku mblidhen njerëzit e bixhozit dhe bëjnë hajgare.

 

 

Nuk konsideroj së përbën befasi gjuha e paarsyeshme opozitës apo veçanërisht e deputetit Abelard Tahiri, i cili s’njihet për diçka konkrete që do të mund të ishte në shërbim të plotë të mirëqenies sociale. Ai kishte dështuar të ushtroj reforma substanciale përgjatë ministrisë që drejtonte dhe tashme ka të lehtë të drejtoj “kritika” jo objektive prej një pozicioni tërësisht të dobët opozitar. Abelard Tahiri e përfundoi mandatin e ministrit të drejtësisë, për tu kujtuar gjithmonë si një nga ministrat më të dështuar, prandaj është befasi se si ka lejuar PDK që i njëjti të vjen në krye të grupit parlamentar, në njeri pa kulturë politike, pa vizion, jo bashkëpunues më subjektet tjera politike, me një qasje arrogante që qëllimin kryesor e ka vetëm për ti përçarë ata që nuk mendojnë si PDK. Gjuha dhe subjekti çfarë përfaqëson, tregon qartazi për mënyrën e qeverisjes dhe dëmet që radhazi ia kanë shkaktuar këtij vendi, që realisht përpos që e kanë penguar mirëqenien e përgjithshme sociale, ato dëmet, janë arsye pse qeverisë së sotme i përbëjnë problem kolosal. Në Kuvendin e Kosovës detyrimisht duhet të sanksionohet më ashpër gjuha dhe sjellja jo parlamentare, sepse nuk është Kuvendi, kafiteri ku mblidhen të pa punët, ku mblidhen njerëzit e bixhozit dhe bëjnë hajgare. Kuvendi është vendi ku ballafaqohet vlera akademike në instancën të lartë të përfaqësimit politik, vlerë kjo e përfshirë dhe e harmonizuar me programin politik të secilit subjekt parlamentar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".