Kosova gjendet para veprimeve të përbashkëta terroriste serbo-ruse

Kosova gjendet para veprimeve të përbashkëta terroriste serbo-ruse
Kosova gjendet para veprimeve të përbashkëta terroriste serbo-ruse

Muhamet Kelmendi

  • 18 November 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Vendimi për targa nuk do të pranohet nga Lista Serbe. Kështu edhe vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri. Përkundrazi! Aksionet e kriminelëve serbo-ruse pritet të ashpërsohen. Me gjoba, pas 21 nëntorit, do të ngiten barrikada dhe do të protestohet tërësisht në veri. Ka mundësi edhe për veprime terroriste.

-Veprimtaria e Listës Serbe përcaktohet nga Beogradi dhe atje vijëzohet edhe qëllimi i saj. Nga dorëheqjet e dhëna dalin disa qëllime të Listës Serbe. Ato më kryesoret janë:

1. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, me kompetenca politike dhe ekzekutive, si një Republikë.

2. Largimin e Veriut dhe të komunave me shumicë serbe nga kontrollimi prej institucioneve të shtetit të Kosovës.

3. Ndërtimi i një pushteti të pavarur serb, qoftë edhe me forcë.

4. Krijimi i kushteve për ta ndarë dhe copëtuar Kosovën, në mënyrë që këto pjesë të bashkohen me shtetin serb. Pikësynimet e tilla janë të rrezikshme dhe bartin me veti konflikte të thella ushtarake.

Pas 21 nëntorit /22 priten veprime të rrezikshme të kriminelëve serbo-ruse të organizuar dhe të armatosur. Vendimi për targa nuk do të pranohet nga Lista Serbe. Kështu edhe vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri. Përkundrazi! Aksionet e kriminelëve serbo-ruse pritet të ashpërsohen. Me gjoba, pas 21 nëntorit, do të ngiten barrikada dhe do të protestohet tërësisht në veri. Ka mundësi edhe për veprime terroriste. Serbët e veriut nuk po duan të integrohen. Ata i kanë të gjitha të drejtat, madje pluse. Mirëpo, të organizuar dhe të armatosur nga Beogradi, veprojnë për të krijuar situata për të intervenuar shteti serb. Tamam si në Ukrainë siç vepruan nacional-fashistët rus të Moskës. Qëllimi është i njëjtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".