Lista Serbe po e shkelë nuk po e respekton Kushtetutën, si subjekt të dënohet dhe ndalohet së vepruari institucionalisht dhe politikisht

Lista Serbe po e shkelë nuk po e respekton Kushtetutën, si subjekt të dënohet dhe ndalohet së vepruari institucionalisht dhe politikisht

Hajrullah Tërnava

  • 18 November 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Të gjithë përfaqësuesit e popullit duhen ti përmbahen Kushtetutës së vendit, dhe nëse dikush nuk i përmbahet Kushtetutës, ai bënë vepër penale që është e dënueshme me të gjitha ligjet e shtetit tone, si dhe të gjitha ligjet duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit tonë.

-Shteti i Kosovës e ka kushtetutën e aprovuar dhe që është në fuçi, dhe nga momenti kur është miratuar në parlamentin e Kosovës si e tillë, askush nuk ka të drejtë ta shkelë dhe ta kundërshton atë. Kjo vlen edhe për individët, edhe për organizatat që funksionojnë si tip institucionesh brenda shtetit të Kosovës. Respektimi i ligjeve të shtetit dhe kushtetutës është obligativ edhe për partitë politike. Kjo vlen edhe për Listën serbe e cila ka filluar të sillen në kundërshtim me të gjitha parimet bazë të shtetit të Kosovës, prandaj kjo sjellje duhet të shqyrtohet, interpretohet ligjërisht dhe ky subjekt politik që shkelë kushtetutën e shtetit të Kosovës do të duhej të dënohet dhe ndalohet së vepruari.

Të gjithë përfaqësuesit e popullit duhen ti përmbahen Kushtetutës së vendit, dhe nëse dikush nuk i përmbahet Kushtetutës, ai bënë vepër penale që është e dënueshme me të gjitha ligjet e shtetit tone, si dhe të gjitha ligjet duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit tonë. Prandaj është momenti kritik historik, kur pikërisht kërkesa ultimative e Serbisë për asociacionin në baza etnike, dhe presioni i shtuar ndërkombëtar, duhet ta bashkojnë dhe të mos e përçajnë skenën politike të Kosovës, pozitë e opozitë, me qëndrime mashtruese banale, për interesa afatshkurtra elektorale. Kryeministri Kurti edhe gjatë qëndrimit të tij në Francë, edhe përkundër takimeve të ngjeshura e presioneve politike e diplomatike, e ka theksuar se qëndrimi i tij si kryetar qeverie mbetet e pa ndryshuar.

Kurti ka thënë se nuk e kundërshton Asociacionin e komunave në baza ligjore sipas kushtetutës së Kosovës, nuk do të pranon një asociacion shtet që rrezikon rregullimin e brendshëm kushtetues, stabilitetin, integritetin dhe sovranitetin e shtetit. “Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonë në dhjetor 2016”, ka thënë kryeministri Kurti në një intervistë për mediumin gjerman Deutsche Velle. Një akt me i lart juridik i miratuar ne Parlamentin e Kosovës sikur qe është Kushtetuta e Kosovës, duhet te është e shenjet dhe te shërbej për popullin njashtu si e shenjet, vetëm ne këtë mënyrë shteti i Kosovës mund te funksionoj si shtet i pavarur dhe demokratik si shtete tjera te BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".