Aleksandër Vuçiq është frikacak dhe i lig, nuk e ka guximin ta urdhëroj ushtrinë serbe për të ndërhyrë në Kosovë

Aleksandër Vuçiq është frikacak dhe i lig, nuk e ka guximin ta urdhëroj ushtrinë serbe për të ndërhyrë në Kosovë
Aleksandër Vuçiq është frikacak dhe i lig, nuk e ka guximin ta urdhëroj ushtrinë serbe për të ndërhyrë në Kosovë

Xhevat Meha

  • 18 November 2022 - 12:20

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Ndonjë aksion eventual i grupeve kriminale serbe bashkë me mercenarët e huaj pres të marrë përgjigje të duhur nga forcat që kanë në dorë sigurinë e Kosovës, e këto janë forcat e KFOR-it dhe EULEX-it të ndihmuara nga forcat e policisë së Kosovës.

-Raportimet nga mediet e huaja se në veri të Kosovës janë duke u grumbulluar mercenarë të huaj duhet të merren seriozisht. Ndezja e ndonjë konflikti në veri të Kosovës është program i Rusisë. Konflikti eventual, ose konflikti që pret Rusia të ndodh në veri të Kosovës nuk e ka mbështetjen nga qytetarët serb që jetojnë në veri të Kosovës. Mbështetja ekziston nga grupet kriminale dhe rrethi tyre. Këto grupe kriminale të kombinuar me mercenarët e huaj mund të kryejnë ndonjë aksion të dhunshëm.

Unë nuk pres që Aleksandër Vuçiqi të urdhëroj ushtrin serbe për të ndërhyrë në Kosovë. Eventualisht, Vuçiqi mundë të krijoj ndonjë skenë për konsum të brendshëm politik për faktin se brenda Serbisë rrjeti rus është i fuqishëm. Ndonjë aksion eventual i grupeve kriminale serbe bashkë me mercenarët e huaj pres të marr përgjigje të duhur nga forcat që kanë në dorë sigurinë e Kosovës, e këto janë forcat e KFOR-it dhe EULEX-it të ndihmuara nga forcat e policisë së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".