Kosova duhet ta analizoj me kompetencë të plotë kërkesën e SHBA-ve dhe të BE-së për targat dhe asociacionin

Kosova duhet ta analizoj me kompetencë të plotë kërkesën e SHBA-ve dhe të BE-së për targat dhe asociacionin
Kosova duhet ta analizoj me kompetencë të plotë kërkesën e SHBA-ve dhe të BE-së për targat dhe asociacionin

Muhamet Kelmendi

  • 19 November 2022 - 08:59

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Pa SHBA-të nuk ka perspektivë Republika e Kosovës. Këtej kërkohet që të analizohet kërkesa amerikane për targa, ndërsa për Asociacion, nuk ka bazë kushtetuese themelimi i tij mbi një etni. Kjo është antikushtetuese. Nuk e lejon Kushtetuta e Republikës një gjë të tillë. Në anën tjetër, nën Serbi gjendet Lugina e Preshevës. Ky territor me shqiptar nuk i kanë të drejtat, si minoriteti serb në Kosovë. Këtu lypset reciprocitet.

-Pas vendimit të Prishtinës mbi targat është vënë në lëvizje të madhe si BE, ashtu edhe SHBA. BE po kërkon që të tërhiqet Kosova nga vendimi për targat dhe të fillon procedura për Asociacion, si dhe të negociohet çështja në Bruksel. SHB-të po kërkojnë që të shtyhet afati për targa dhe të fillon procedura për Asociacion, duke iu mundësuar të larguarve nga puna rikthimin në punë. Ne fakt të dy kërkesat janë të njëjta. Nuk ka fare dallim. Në këtë kontekst, mendoj se Kosova duhet ta analizoj çështjen me gjakftohtësi dhe të marr vendim mbi çështjen. Pa SHBA-të nuk ka perspektivë Republika e Kosovës.

Këtej kërkohet që të analizohet kërkesa amerikane për targa, ndërsa për Asociacion, nuk ka bazë kushtetuese themelimi i tij mbi një etni. Kjo është antikushtetuese. Nuk e lejon Kushtetuta e Republikës një gjë të tillë. Në anën tjetër, nën Serbi gjendet Lugina e Preshevës. Ky territor me shqiptar nuk i kanë të drejtat, si minoriteti serb në Kosovë. Këtu lypset reciprocitet. Veç kësaj, në Kushtetutën e Serbisë figuron në preambulë se Kosova është territor serb. Në tërë politikën e Beogradit ka vetëm mendime nacional-shoviniste dhe raciste mbi shqiptarët dhe Kosovën. Për Beogradin është Kosova Serbi. Në një gjendje të tillë, është gabim kërkesa për asociacion pa reciprocitet.

Në çështjen e të drejtave nuk ka pakicë të privilegjuar, të mirë dhe keqe. Për Beogradin, BE dhe vendet demokratike, shqiptarët nën Serbi, në Luginën e Preshevës,nuk ekzistojnë si minoriteti serb në Kosovë. Ky është gabim i rëndë. Nga Beogradi nuk pritet gjë tjetër. Mirëpo nga BE, vendet demokratike dhe SHBA-të, nuk është normale diferencimi në të drejta dhe në detyra midis minoritetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Serbi. Në fakt, ka edhe minoritete tjera në Serbi. Është minoriteti mysliman, hungarez dhe vlleh. Çështja, pra, nuk është e thjeshtë. Është detyrë e Prishtinës që me kompetencë ta analizoj gjendjen dhe të merr qëndrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".