Lexoni edhe:
Pse po vazhdon të luhet kjo ”loja” e ultë evropiane me arrogancë për liberalizimin e vizave kosovare?
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Duket se “zajednica” serbe, si krijesë e shpikur nga Vuçiq dhe Thaçi, ka infektuar aq keq partitë e inkriminuara opozitare, me virusin aneksionist-serb për rio kupimin e tokave të Kosovës, sa që sidomos ditëve të fundit, ato po zhvillojnë një luftë tepër të ashpër dhe të paparë deri më tani, për t`ia ka tejkaluar edhe vet “listës serbe” me mbështetjen e hapur të kërcënimeve të Aleksandër Vuçiqit për okupimin ushtarak të veriut të Kosovës, përpjekjeve të tij, për imponimin e "zajednicës" kundër kushtetuese një etnike serbe, si dhe tendencës për "natyralizimin" e dhunshëm të targave të strukturave paralele serbe, të prodhuara në Rashkë të Serbisë.
-Duke përqendruar, jo vetëm interesimin por edhe ndihmesën logjistike dhe veprimet praktike të tyre, për jetësimin e qëllimeve të Serbisë, në Kosovë, Opozita e inkriminuar, përkundër zhvillimeve aktuale, nuk ka shpreh asnjë iniciativë parlamentare dhe kurrfarë kërkese qoftë edhe vetëm formale, që Kryeministri Kurti të thirret në interpelancë, që të raportojë gjerë e gjatë, mbi procesin e deritashëm të dialogut me Serbinë.
Madje, opozita aktuale, duke qenë e interesuar vetëm për realizimin e marrëveshjes kundër kushtetuese, për krijimin e "zajednicës" serbe, të nënshkruar nga tandemi renegat Thaçi-Mustafa, , opozitarët e inkriminuar nga PDK,LDK, AAK etj, për ti hedhur hi syve, opinionit të Kosovës, vijojnë të shpërndajnë vetëm akuza në erë dhe kritika pa mbulesë, për kinse, mungesën e informacioneve dhe transparencës lidhur më atë që deri më tani është zhvilluar, në agjendat që po diskutohen mbi planet e propozuara për marrëveshje eventuale. Por kritikave të pabazuara e dashakeqe të opozitës së inkriminuar për mos transparencë, kryeministri Kurti u është përgjigjur duke ua rikujtuar deputetëve se është në mandatin e tyre për të kërkuar diskutim, sepse ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe është i gatshëm që të debatohet edhe në seancë të hapur mbi planin Franko-Gjerman, pavarësisht asaj që ky plan u është prezantuar, liderëve të të gjitha parive politike dhe ka kohë që është i njohur për ta.
Përndryshe nëse kërkohet edhe më shumë transparencë dhe bërje të politikës edhe më pragmatike, atëherë nga ana ime, ekziston gatishmëri e plotë, për të diskutuar edhe në seancë të hapur për mbarë publikun vendor dhe jo vetëm. Por opozita e inkriminuar, duke ditur paraprakisht faktin se dy liderët e dy partive kryesore opozitare, PDK-LDK, gjegjësisht tandemi Thaçi-Mustafa që fatkeqësisht atëbotë edhe e kanë nënshkruar marrëveshjen kundër kushtetuese për "zajednicën", me sjelljet aktuale, hipokrizia e opozitës, ka arritur kulmin dhe ka filluar ti intrigojë shumë edhe qytetarët e Kosovës.
Pra është mese e natyrshme që kjo opozitë e inkriminuar dhe skajshmërisht oportuniste, të mos mund të marrë guximin për ta ftuar kryeministrin në raportim, pasi që vula e krejt të keqes është "asociacioni" kundër kushtetues një etnik serb, i nënshkruar dhe "miratuar" nga renegatët Thaçi e Mustafa, për të cilin kryeministri është shprehur pa dilemë dhe fare pa ekuivokë, se as nuk i shkon ndër mend për ta formuar, kur dihet mirëfilli, se vet Gjykata Kushtetuese, me arsye të bazuara dhe të drejtë të plotë ligjore, e ka zhvlerësuar dhe hedhur poshtë si marrëveshje që bie ndesh me hiq më pak se 23 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, akt për të cilin, pa vonuar, duhet ta marrin dënimin e merituar të dy nënshkruesit e "pasionuar" Thaçi dhe Mustafa!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".