Në Kosovë nuk ka luftë, ka marrëveshje dhe paqe, prandaj nuk do të ketë konflikt në Veri të Kosovës

Në Kosovë nuk ka luftë, ka marrëveshje dhe paqe, prandaj nuk do të ketë konflikt në Veri të Kosovës
Në Kosovë nuk ka luftë, ka marrëveshje dhe paqe, prandaj nuk do të ketë konflikt në Veri të Kosovës

Agim Bajrami

  • 20 November 2022 - 08:54

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Për konflikt të armatosur në Kosovë , nuk ka palë të interesuar si, nga popullata shqiptare, e as te ajo serbe , madje të dyja palët, janë të ngopura me vuajtjet e luftërave ballkanike, që nga shembja e perandorisë komuniste të shtetit Jugosllav të Titos.

 

Në jetën e rëndomtë të qytetarëve kosovarë ,qytetarë e etnisë shqiptare dhe të asaj serbe, luftën në Kosovë nuk e donë. Të dy palët në bisedat me ta, shprehen, se e donë mirëqenien sociale, paqen dhe harmoninë e përbashkët.Po,kush e donë luftën? Luftën në Kosovë dëshirojnë ta provokojnë vetëm profiterët e luftës dhe grupet kriminale të instaluara për interesat e profiterëve politik , fetar e të tjerë. Në kuadrin e profiterëve të luftës,qeveria e Serbisë, manipulon me grupet kriminale të i instaluara në veri të Kosovës me pretekstin për të mbajtur të tensionuar situatën në Kosovë, duke i terrorizuar qytetarët serb, për qëllimet politike të 'projektit politik dhe akademik serb' të ashtu quajtur "bota serbe" me qëllimin për dominimin e "hegjemonisë serbe" në rajonin e ballkanit, përmes destabilizimin të fqinjëve të vendeve të rajonit,si edhe për ti shërbyer 'projektit sllavo rus' , të quajtur "bota ruse" me qëllimin për dominimin global të interesit rus. Gjithashtu ,luftën në Kosovë, nuk e donë as aleanca perëndimore si: SHBA, BE-ja , dhe vendet anëtare të NATO-s , dhe vendet rajonale në rrugën e përpjekjeve për integrime në strukturat euro-atlantike. Prandaj edhe nuk ka luftë në Kosovë, por do të ketë, paqe, zhvillim dhe mirëqenie të përgjithshme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".