Po luajnë me votën e popullit, deputetët e pa disiplinuar dhe mashtrues urgjentisht duhet ndëshkuar

Po luajnë me votën e popullit, deputetët e pa disiplinuar dhe mashtrues urgjentisht duhet ndëshkuar
Po luajnë me votën e popullit, deputetët e pa disiplinuar dhe mashtrues urgjentisht duhet ndëshkuar

Dardan Grapci

  • 21 November 2022 - 18:47

 Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Edhe ambasadori i BE-s ne Kosove, Tomas Szunyog e ka vërejtur që deputetët në vend se të qëndrojnë në kuvend dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve, ata po ikin nga salla, dhe japin deklarime të rrejshme nëpër media dhe rrjete sociale. Prandaj me këtë problem duhet merret Glauk Konjufca drejtpërdrejtë me ta, e jo ti lejoj që të vazhdoj i njëjti avaz, i njëjti problem në çdo seancë që mbahet në Kuvend.

 

Buxheti i shtetit te Kosovës duhet të shfrytëzohet me kujdesin më të madh, duhet të ruhet mire dhe të mos lejohen keqpërdorime që shkojnë për përfitime e pasurim të pa përgjegjshëm nga zyrtarët e punësuar, të cilët abuzojnë e shkelin ligjin dhe asgjë nuk kontribuojnë. Pagat e zyrtarëve që përfitojnë nga buxheti i shtetit duhet të përcillen e të maten me performancën që ata kanë treguar, e kjo duhet të zbatohet edhe te deputetët, të cilëve nuk duhet lejuar ato paga astronomike që nuk janë duke i merituar. Jo rastësisht ambasadori i BE-s në Kosovë, Tomas Szunyog, kur ka folur për Raportin e Progresi, e ka piketuar punën e dobët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilën e la vlerësuar me notë të dobët, sepse pikërisht mos puna ë deputetëve ndikon në ngecje dhe mos zhvillim të vendit, sepse nuk ka vendimmarrje efektive që e ndihmojnë apo e detyrojnë qeverinë për të punuar dhe realizuar atë që e ka premtuar. Këto vlerësimet që i ka bërë janë të vërteta dhe reale, prandaj raporti i progresit mundë të jetë pozitiv, por puna deputetëve në kuvend është zero. Sidomos sjellja deputetëve ku flasin fjalë banale, fyese, kërcënimet, etj, këto duhen urgjentisht të largohen nga gojët e politikanëve, si dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë të dënohen. Edhe ambasadori i BE-s ne Kosove, Tomas Szunyog e ka vërejtur që deputetët në vend se të qëndrojnë në kuvend dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve, ata po ikin nga salla, dhe japin deklarime të rrejshme nëpër media dhe rrjete sociale. Prandaj me këtë problem duhet merret Glauk Konjufca drejtpërdrejtë me ta, e jo ti lejoj që të vazhdoj i njëjti avaz, i njëjti problem në çdo seancë që mbahet në Kuvend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".