Një JO e madhe ndaj BE-së Borelit, Makronit e Llajçakut  është jo ndaj atyre që po vizatojnë e projektojnë bosnjizimin e Kosovës!

Një JO e madhe ndaj BE-së Borelit, Makronit e Llajçakut  është jo ndaj atyre që po vizatojnë e projektojnë bosnjizimin e Kosovës!
Një JO e madhe ndaj BE-së Borelit, Makronit e Llajçakut  është jo ndaj atyre që po vizatojnë e projektojnë bosnjizimin e Kosovës!

Naim Miftari

  • 23 November 2022 - 19:08

Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari

 

Nëse Kosova shantazhohet nga BE për liberalizimin të vizave në këmbim me lejimin e Bashkësisë së komunave Serbe me fuqi ekzekutive,  siç e kanë nënshkruar pro serbët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,  atëherë Kosova duhet të heq dorë urgjentisht nga kërkesa për  liberalizim, por edhe nga anëtarësimi në BE. 

 

Kantonizimi i vendit tonë përmes bosnjëzimit të Kosovës de fakto dhe de jure sjell ndarjen e garantuar dhe bllokimin e Kosovës në çdo aspekt të funksionimit si shtet. Ky është  i njëjti skenar siç e kanë sot serbët në Bosnje me Republikën  Srpska! Kosova nuk duhet të jetoj më gjatë me ëndrrat dhe me utopitë evropiane e me përralla perëndimore, por duhet të bëhemi e sillemi duke vepruar si shtet serioz e ligjor, duhet ti kthehemi vetvetes. Miqtë na duhen por nuk na duhet asnjë tutor e pronar. Mbreta e pronar të shtetit ton jemi ne vetë që duhet  ta zhvillojmë e  forcojmë shtetin tonë së bashku me aleatët më besnik. Duhet ta forcojmë shtetin  e Kosovës ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht, pasi qeveritë, politikanët , opinionistët dhe ambasadorët vijnë e shkojnë, madje një ditë edhe harrohen krejtësisht, por Kosova që është shteti i jonë është i përjetshëm mbrohet vetëm nëse ne e mbrojmë interesin e popullit tonë e shtetin tonë! Për me u nda vendi jonë Kosova, për të bërë  Kosova marrëveshje sipas dëshirave të Beogradit, të Moskës dhe Parisit, të  Borellit, Llajçakut e të sojit Edi Rama e Richard Grenellit, fillimisht do të  duhet rrëzuar qeverinë e tanishme me në krye  Kryeministrin Kurti, pastaj do të duhej liruar nga burgu Hashim Thaçin dhe me për ta kthyer edhe zyrtarisht Isa Mustafen në krye të LDK-së, kurse Skënder Hyseni për ta lënë zëdhënës të Qeverisë së Kosovës, derisa e Pal Lekajn  Ministër të Financave. E kjo është e sigurt që nuk do të arrihet. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".