Kosova të gjitha vendimet e marra, duhet ti harmonizon plotësisht me qëndrimet zyrtare të politikës amerikane

Kosova të gjitha vendimet e marra, duhet ti harmonizon plotësisht me qëndrimet zyrtare të politikës amerikane
Kosova të gjitha vendimet e marra, duhet ti harmonizon plotësisht me qëndrimet zyrtare të politikës amerikane

Agim Bajrami

  • 24 November 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Në Bruksel kishte taktizime dhe lojëra politike që në brendinë e vetë përmbanin mesazhe politike tek vendimmarrja politike ndërkombëtare, kur ekipi i lojës politike nga Kosova përveç se nuk e kuptonte lojën dhe rolet e lojës, u duk i humbur dhe i frustruar brenda fushës.

-Qysh në fillim, regjisorët e kishin të përgatitur skenën e aktrimit duke i lënë rolin e ekipit kosovar të " fajtorit"... Borelli , qysh në fillim të takimit me kryeministrin Kurti tregonte ' dy orët e tija' , dhe vonesat për në takimin me Kurtin , se roli i Kryeministrit kosovar , është i rrjedhës jashtë kohe, dhe i bartjes së përgjegjësisë ndaj situatës. Kurti luante rolin e kohës së "rilindësve kombëtar, të patriotit heroik në qëndrime ndaj kombit e të çështjes të së drejtës kombëtare'... Hapi ishte i humbur më herët, kur politikë bërësit kosovar nuk dëgjuan miqtë amerikan për shtyrjen e implementimit të vendimit qeveritar lidhur me targat "rks" duke u dhënë shans Serbisë , dhe BE-së, të ngazëllohen , se kosovarët nuk dëgjojnë as miqtë të cilët i kanë çliruar dhe ua kanë bërë shtetin... Loja, shkoj deri aty ,sa që Vuçiqi serb, të sigurohej, dhe të përdor fotot duke luajtur shah , kopje e skenës së Karagjiqit i cili kishte, ushtruar gjenocid mbi popullin boshnjak.

Vuçiqi serb, përcillte mesazhin tek hartuesit e projektit të tij agresiv të përsëritur ndaj shqiptarëve dhe Kosovës ,duke i fajësuar politikanët e padijshëm kosovarë për mundësinë e ndarjes së veriut të Kosovës nën pretekstin e rrezikimin e serbëve kosovarë nga shqiptarët ..Skenari Vuçiq shkoj edhe më tej duke luajtur lojëra të skenave të Millosheviqit të viteve 90,e duke i përdorur serbët kosovar si viktima të shqiptarëve, dhe Serbia mbrojtëse e tyre ,por nën maskën e Vuçiqit, se po lufton për paqe, dhe po lutet për paqe, për aq sa kjo është e mundur , nga vrazhdësia e shqiptarëve kosovarë ,që Vuçiqi me skenat e tija teatrale, arriti ti bënë fajtorë tek ndërkombëtarët.

Edhe më herët, dhe pa reshtur kam shkruar, se në politikën ndërkombëtare dhe në raport me Serbinë ,Kosova të gjitha vendimet e marra, duhet ti harmonizon plotësisht me qëndrimet zyrtare të politikës amerikane. Përndryshe,Kosova, do të jetë humbës dhe fajtor, edhe kur ka të drejtë. Tani përsëri turpin dhe pa aftësinë e politikë bërësve kosovarë, po e mbulon në marrjen përsipër në tejkalimin e situatës, duke u ndërlidh drejtë për drejt, diplomacia amerikane, me zyrtarët serb në Beograd dhe të BE-së në Bruksel, për të kthyer lojën në të mirë të kosovarëve , për fajin e politikanëve kosovarë.!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".