Qeveria vendosi drejtë për uljen e pagave, kjo është goditje e rëndë kundër rrjetit kriminal të instaluar në sistemin e drejtësisë

Qeveria vendosi drejtë për uljen e pagave, kjo është goditje e rëndë kundër rrjetit kriminal të instaluar në  sistemin e drejtësisë
Qeveria vendosi drejtë për uljen e pagave, kjo është goditje e rëndë kundër rrjetit kriminal të instaluar në  sistemin e drejtësisë

Hasan Preteni

  • 25 November 2022 - 07:35

Shkruan:ANALISTI - Hasan Preteni

Po e kundërshtojnë edhe Vettingun. Për të zezat e tyre asnjëherë nuk mbajtën takime, nuk nxorën vendime dhe nuk reaguan. Janë mësuar ata, para, privilegje, shumë vende pune, mos efikasitet dhe refuzim të çdo iniciative për progres. Këta hipokrit së bashku me shumë organizata sindikale duhet ndalur disi. Ligji dhe shteti i së drejtës duhet respektuar nga të gjithë.

-KGjK është shtet brenda shtetit” Vendimi i Ramush Haradinajt-ish Kryeministrit, ishte jashtë çdo logjike dhe pa baze juridike. E rriti pagën për veten dhe për bashkëpunëtoret e vet të ngushtë. Agjencia Kundër Korrupsionit e vlerësoi si vendim me shumë elemente të “ konfliktit të interesit”. Vendimi edhe pse jo ligjor u zbatua derisa erdhi Qeveria e re. Kryeministri Kurti e anuloi vendimin por vetëm pjesërisht. Gaboi, e anuloi vendimin për pjesën përfituese për “ politikën” por mbeti pjesa për prokurorët dhe gjyqtarët. Që nga viti 2017, prokuroret dhe gjyqtarët i marrin pagat e majme, asnjëni jo më pak se 2000 euro. Page jo e merituar dhe jo ligjor, qe 5 vite, 60 muaj ata i morën rreth 70.000 euro më shume. Qeveria vendosi drejtë. Këshillat, ai Gjyqësor dhe Prokurorial reaguan brenda ditës.

Sa të ndjeshëm janë ata kur ju preken beneficionet! Pati shumë raste negative, shkelje ligji, përgjime, ryshfet e krim brenda sistemit të tyre. Po e kundërshtojnë edhe Vettingun. Për të zezat e tyre asnjëherë nuk mbajtën takime, nuk nxorën vendime dhe nuk reaguan. Janë mësuar ata, para, privilegje, shumë vende pune, mos efikasitet dhe refuzim të çdo iniciative për progres. Këta hipokrit së bashku me shumë organizata sindikale duhet ndalur disi. Ligji dhe shteti i së drejtës duhet respektuar nga të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".