Vendim i drejtë kundër pagave të pa merituara astronomike në sistemin e drejtësisë të instaluar nga kapot e bandave kriminale

Vendim i drejtë kundër pagave të pa merituara astronomike në sistemin e drejtësisë të instaluar nga kapot e bandave kriminale
Vendim i drejtë kundër pagave të pa merituara astronomike në sistemin e drejtësisë të instaluar nga kapot e bandave kriminale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 November 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhurjani

Rogat janë rritur qe moti, dhe jo sipas vlerësimit të kualifikuar të gjyqtarëve, por janë rritur edhe sipas krye kapove të bandave politike që mendoj se e kanë prapavijën që janë punësuar sipas tyre "këta janë tonët" dhe që ti kenë duart e lira dhe të bëjnë çka të donë dhe të mos jua prish askush tymin e duhanit, dhe të mos i kenë frikë, lere që nuk i ndjek ose i burgos kush, por që të mos i trazojnë fare.

Vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për uljen e pagave është tepër i drejt, por të them se është i vonuar, por si thotë populli më mirë vonë se fare. Edhe një gjë duhet kuptuar dhe menduar përse është shumë i drejtë se krahaso këto paga me kategoritë tjera, nuk po flas për kategoritë tjera jashtë të këtij dikasteri, por brenda dikasterit. Dhe, nuk i them përse nuk i kanë dhe duhet t´i kenë të njëjta, por nuk do të ishte korrekte se e drejtë jo se jo, kur një gjyqtar të ketë rrogën katër apo pesë herë më shumë se një punëtor aty rrotull që i kanë. Kjo, pra nuk është aspak korrekte i pëlqej dikujt apo nuk i pëlqej. Kur i shtohet edhe ajo se kanë punuar shumë pak shkon edhe më keq dhe i jep të drejtë më shumë Qeverisë së Kosovës që ju ra “sakicë” rrogave të gjyqtarëve.

Rogat janë rritur që moti, dhe jo sipas vlerësimit të kualifikuar të gjyqtarëve, por janë rritur edhe sipas krye kapove të bandave politike që mendoj se e kanë prapavijën që janë punësuar sipas tyre "këta janë tonët" dhe që ti kenë duart e lira dhe të bëjnë çka të donë dhe të mos jua prish askush tymin e duhanit, dhe të mos i kenë frikë, lere që nuk i ndjek ose i burgos kush, por që të mos i trazojnë fare.

Dhe, pritni tani se si do të dalin në sipërfaqe britmat e kukuvajkave. Britmat dhe kritikat do të dalin pikërisht nga çerdhet e tyre që i kanë pru aty, nuk i kritikon askush tjetër, por krye kapot e atyre bandave dhe bandat e tyre që i kanë pas. Këtu këta nuk e kanë vetëm këtë frikë, për uljen e rrogave, por ndoshta do të vije edhe që dikush të jetë pa rrogë fare se do të dalin se ndoshta kanë lidhje me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale dhe pikërisht me krye kapot e këtyre bandave dhe nuk kanë vepruar sipas ligjit dhe Kushtetutës së vendit dhe sipas asaj se përse e kanë dhënë betimin, por kanë vepruar sipas politikës dhe kryesisht sipas urdhrave të krye kapove të këtyre bandave, pra, kot themi ne se gjyqësia ka qenë e ndarë nga politika. Ato janë vetëm mashtrime dhe trillime të tyre. Dhe, kjo më ka bërë që pikërisht ky dikaster neve si popull na ka qitur emër të keq në botën e qytetëruar.

Kush e di ndoshta mund të jetë se rrogat e tyre më tepër se astronomike për jetën në Kosovë, vetëm për të mos hetuar edhe pasurin hajdute që askush nuk dyshon për HAJNAT më të mëdhenj në Ballkan, por edhe këta nuk ditën me vjedh, sepse një leckaman i deridjeshëm që nuk kishte as çorap dhe as brekë, brenda natës të gdhij super milioner dhe të siguroj pasuri për dyqind vjet dhe filloi konkurrimi se cili po bëhet më i pasur me hajni duke menduar se nuk i njeh askush, nuk i heton askush, nuk i burgos askush dhe kështu me radhë, por këta e kanë tani frikën se do burgosen dhe shtohet zullumi i trash që do jua konfiskojnë edhe pasurin, dhe askush më nuk mundë t´ia heq njollën e zezë si HAJN. Dhe, po u zbatua VETTING-U, vaj halli për ta. Atëherë do shihni se çka do të ndodhë se kush është i kapur gisht për gisht në këtë valle të hajnisë dhe krimit të organizuar nga kapot e bandave politike të nëntokës kriminale.

Në Prishtinë vetëm janë të hetuar ajo banda hajdutesh të lidhura me krye oligarkët dhe banditët tjerë të kanaleve të nëntokës kriminale, me kryebanditët e bandave politike dhe ky hetim që do filloj në Prishtinë, me besoni se herët a vonë do shtrihet edhe nëpër qytete tjera si vaji në lakra. Koha nuk është larg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".