Kryeministri ka të drejtë, zotërinjtë nga Brukseli po harrojnë që Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri ka të drejtë, zotërinjtë nga Brukseli po harrojnë që Kosova është shtet i pavarur
Kryeministri ka të drejtë, zotërinjtë nga Brukseli po harrojnë që Kosova është shtet i pavarur

Skender Mulliqi

  • 25 November 2022 - 13:26

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Ky presion vetëm ndaj Kosovës , që po vazhdon më shumë nga struktura e BE-së, nuk është aspak e drejtë. Po i bëhet presion gjithmonë palës të Kosovës në bisedime , dhe asnjë kusht i vetëm nuk po i bëhet Serbisë, e cila haptazi po e kërkon Veriun e Kosovës dhe po e kërcënon më luftë edhe paqen në rajon e më gjerë. Serbët dhe Serbia janë ata që po e eskalojnë situatën në veri, e jo pala e Kosovës dhe as qëndrimi i Kurtit, që po kërkon të zbatohen të drejtat tona legjitime në çdo pjesë të vendit.

i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur arsye të udhëtojë në Bruksel, por edhe më shumë pas ngjarjeve të zhvilluara atje ,ka pasur arsye që këtë udhëtim mos të bën fare. Paraprakisht është bërë e ditur, së në takimin Kurti -Vuçiq, do të diskutohet për dy opsione .Njëri opsion ishte shtyrja e afatit për targa për 10 muaj sikur e kërkojë BE-ja dhe e dyta kërkesë , është implementimi i marrëveshjes për Asociacionin më gjasë më kompetenca ekzekutive, si i pa pranueshëm për Kosovën . Vuçiqi si kusht iu vu ndalimi i futjes në qarkullim të targave më KM . Dhe, që të dyja këto kushte ishin në favor të Serbisë , dhe nuk kishte asnjë arsye që Vuçiq mos ti pranon propozimet e Borellit dhe të Lajqakut.

Nuk u pranua propozimi i Kurtit që paralelisht të bisedohet për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella si dy shtete të barabarta , dhe të diskutohet për planin gjermano –francez , që ishte plotësisht propozim i drejtë, por që nuk u pranua nga ndërmjetësit e BE-ë, në bisedime. Këtë mos pranim të kushteve ngas ana e kryeministrit Kurti , e kritikojë pa asnjë të drejtë Borell, e në anën tjetër e lavdërojë qëndrimin e Vuçiqit. Edhe ambasadori I Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikolas Aboott. kërkojë marrëveshje përtej targave. Ky presion vetëm ndaj Kosovës , që po vazhdon më shumë nga struktura e BE-së, nuk është aspak e drejtë.

Po i bëhet presion gjithmonë palës të Kosovës në bisedime , dhe asnjë kusht i vetëm nuk po i bëhet Serbisë, e cila haptazi po e kërkon Veriun e Kosovës dhe po e kërcënon më luftë edhe paqen në rajon e më gjerë. Serbët dhe Serbia janë ata që po e eskalojnë situatën në veri, e jo pala e Kosovës dhe as qëndrimi i Kurtit, që po kërkon të zbatohen të drejtat tona legjitime në çdo pjesë të vendit. Çdo eskalim që mund të ndodhe ku serbet atje po armatosen dhe askush nuk po i zënë në gojë nga BE-ja, faji nuk do të jetë i palës shqiptare.

Çdo respekt për kryeministrin e Kosovës , Albin Kurtin , i cili në mënyrë parimore e dinjitoze po e mbron shtetin e Kosovës, edhe pse është duke iu nënshtruar trysnive të mëdha nga BE-ja. Zotërinjtë nga Brukseli sikur po harrojnë se Kosova është shtet i pa varur, i pranuar edhe nga ata vet, dhe sikur po harrojnë së Serbia është ajo që ka shkaktuar gjenocid ndaj shqiptarëve në vendin e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".