Gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë profesionalisht, kërkojnë, ngritjen e pagave duke shantazhuar e kercenuar shtetin!

Gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë profesionalisht, kërkojnë, ngritjen e pagave duke shantazhuar e kercenuar shtetin!
Gjyqtarët dhe prokurorët e paaftë profesionalisht, kërkojnë, ngritjen e pagave duke shantazhuar e kercenuar shtetin!

Agim Bajrami

  • 25 November 2022 - 19:23

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

 

Të tillëve, personeli gjyqësor dhe prokurorial , po t'u jepen paga mujore edhe 10,000€, performanca e tyre profesionale do të jetë e njëjtë dhe e barabartë me zero, ngase nuk posedojnë aftësi dhe kapacitetet e duhura të përgjegjësisë profesionale, ngase edhe janë të punësuar mbi bazën e korrupsionit , të lidhjeve politike e nepotizmit dhe formave nga më të ndryshmet gjithesesi e gjithemone jo-ligjore!

 

Sistemi i drejtësisë është në krizë të funksionimit. Me trupin gjyqësor dhe të prokurorëve që ka Kosova, të një begraundi profesional nën çdo nivel të standardit profesional e jo-etik dhe të kodit të etikës profesionale, e me performancë profesionale të  krahasueshme me vendet më të pazhvilluara në botë,  kur vendimet nxirren jo në bazë të provave e fakteve ligjore, por mbi bazën partiake, të nepotizmit, e korrupsionit, statusit në shoqëri të individit. Të tillëve, personeli gjyqësor dhe prokurorial , po t'u jepen paga mujore edhe 10,000€, performanca e tyre profesionale do të jetë e njëjtë dhe e barabartë me zero, ngase nuk posedojnë aftësi dhe kapacitet e duhura të përgjegjësisë profesionale, ngase edhe janë të punësuar mbi bazën e korrupsionit , të lidhjeve politike e nepotizmit dhe formave nga më të ndryshmet jo ligjore. Do të duhej kohë që kjo gjendje të ndryshon në të mirë të funksionimit të sundimit të ligjit në Kosovë. 

 

Shih kush janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ata/ato, në situatat e zhvilluara të shteteve të së drejtës ,atyre, do u merrej e drejta e ushtrimit të profesionit nga pa aftësia dhe përgjegjësia e tyre profesionale. E gjithë kjo gjendje në të gjitha segmentet shtetërore është produkt i politikë bërjes 22 vjeçare në Kosovë. 

Tani të njëjtit qe per dhjetra vitesh shkelin ligjet dhe serish ata guxojne te shantazhojnë duke i mbuluar  paaftësitë e tyre profesionale, me kërkesat, për ngritjen e pagave të tyre , me kërcënimin për sabotimin e funksionimit të shtetit në Kosovë! E pashembullte fare.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".